Inflacioni kap minimumin e objektivit të BSH-së
09/10/2009 INSTAT: Në shtator treguesi arriti 2%, vitin e kaluar ishte 2.7%
Çmimet e ushqimeve dhanë ndikimin më të madh në rritjen mujore të inflacionit
Inflacioni kapi nivelin minimal të objektivit të Bankës së Shqipërisë. Në muajin shtator, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave treguesi i inflacionit arriti në 2 për qind, nga 2.7 për qind që ishte gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Ekspertët e INSTAT-it kanë vënë re një rritje të çmimeve të artikujve ushqimorë. Kështu, sipas analizës së bërë për këtë periudhë, është konstatuar se indeksi i grupit "Ushqime dhe pije jo alkoolike" shënoi një rritje prej 1.7 për qind, me një ndikim prej 0.7 për qind në totalin e ndryshimit mujor. Brenda këtij grupi rritja më e madhe prej 6.9 për qind vërehet në nëngrupin "zarzavate përfshirë patatet". Në këtë kategori ekspertët përmendin rritjen e çmimit të specave me 18.8 për qind, bamjeve me 17.3 për qind, patëllxhanëve me 14.3 për qind, domateve me 6.9 për qind, patateve 5 për qind, etj.
Indeksi në nëngrupin "fruta" shënoi një rritje prej 5.2 për qind, ku mund të përmendim rritjen e çmimit të shalqirit me 34.7 për qind, pjeprit me 24.8 për qind, portokajve me 16.5 për qind, pjeshkave me 5.8 për qind, limonëve me 2.6 për qind, etj. Gjatë muajit shtator çmimet janë rritur pothuajse në të gjitha nëngrupet e tjera të grupit të ushqimeve, ku mund të veçojmë rritjet në nëngrupet , "sheqer, reçelra, mjaltë etj" 3.1 për qind, "qumësht, djathë e vezë" 0.5 për qind, "mish" 0.3 për qind. Sipas ekspertëve të Institutit të Statistikave, kanë qenë kryesisht çmimet e ushqimeve që ndikuan në rritjen mujore të inflacionit. Gjithnjë sipas analizës së INSTAT-it, indeksi i grupit "Veshje dhe këpucë" shënoi gjatë shtatorit një rritje prej 0.3 për qind, ku mund të veçojmë rritjen e çmimeve të veshjeve për gra me 0.6 për qind, veshjeve për fëmijë me 0.8 për qind dhe këpucëve për gra me 0.6 për qind. Indeksi i grupit "Pije alkoolike dhe duhan" shënoi një rritje prej 0.6 për qind, brenda të cilit çmimi i duhanit shënoi një rritje prej 1.3 për qind.
Ndërsa Indeksi i grupit "Transport" shënoi një rritje prej 0.9 për qind. Instituti i Statistikave konstaton se gjatë muajit shtator çmimi i naftës shënoi një rritje prej 0.2 për qind dhe çmimi i benzinës 0.3 për qind. Indeksi i grupit "Argëtim dhe kulturë" shënoi një rritje prej 0.8 për qind, ku mund të përmendim rritjen e çmimit të teksteve shkollore me 3.4 për qind. Sipas Bankës së Shqipërisë, ritmi i ulët i rritjes së shitjeve me pakicë dhe të të ardhurave buxhetore, ngadalësimi i eksporteve, ekspansioni më i ulët i kredisë për ekonominë dhe indekset e besimit të bizneseve dhe konsumatorëve tregojnë se ekonomia shqiptare është në një fazë më të ngadaltë rritjeje se ajo e vitit të shkuar.
Parashikimi
Inflacioni është brenda parashikimit të Bankës së Shqipërisë, por në krahun e poshtëm, gjë që u reflektua në gusht kur arriti 2.2 për qind. “Tendenca sezonale e sjelljes së çmimeve u konfirmua me intensitet të njëjtë edhe në këtë periudhë, duke e ruajtur vlerën e inflacionit në të njëjtin nivel me atë të muajit paraardhës. Inflacioni mesatar vjetor ishte i njëjtë me 1 vit më parë, duke dëshmuar për shuarjen e plotë të efekteve të raundit të parë të rritjeve të një viti më parë në çmimet e lëndëve të para dhe të energjisë elektrike”, - thekson raporti i BSH-së