Banka Islamike "mësyn" Shqipërinë
Grupi i Bankës Islamike për Zhvillim pritet të zhvillojë një forum treditor biznesi gjatë ditëve të ardhshme në Tiranë, ku do të diskutohet për oportunitetet që ofron vendi ynë për investimet e huaja. Në konferencë pritet të marrin pjesë një numër i madh kompanish që kanë hyrë në tregun shqiptar apo që po përpiqen të hyjnë në energjetikë, industri minerare, turizëm e infrastrukturë, si edhe një numër i madh ministrash.
Qeveria shqiptare miratoi pak javë më parë hyrjen si aksionere themeltare në Korporatën Islamike për Zhvillimin e Sektorit Privat, një degë kjo e Bankës Islamike për Rindërtim dhe Zhvillim, që kujdeset për të siguruar financime të biznesit privat në botën islamike. Shqipëria ka blerë 7 aksione me vlerë nominale prej 10 mijë dollarësh secili, por marrëveshja parashikon mundësinë e shtimit të kësaj kuote në të ardhmen. Korporata ka një kapital themeltar prej 1 miliard dollarësh, ndërsa vendet anëtare të Konferencës Islamike kanë marrë angazhimin për blerjen 500 milionë dollarëve aksione. Prania e Shqipërisë si anëtare e Konferencës Islamike pritet të dalë si një e rëndësie të veçantë në ambicien e vendit për të ndërtuar një degazifikator për gazin e lëngshëm në Seman, një ide për të cilën qeveria shqiptare ka nënshkruar deri tani dy marrëveshje koncesionare me dy kompani të ndryshme. Ndërtimi i impiantit të degazifikimit kërkon domosdoshmërisht sigurimin e burimeve të furnizimit. Qeveria shqiptare është angazhuar jozyrtarisht të negociojë me disa vende të Gjirit Persik që prodhojnë gaz të lëngshëm përmes vizitave zyrtare për të siguruar marrëveshje mirëkuptimi në këtë fushë.
Gjatë njëzet viteve të fundit, qeveria shqiptare ka tërhequr 53 milionë dollarë kredi nga Banka Islamike për Zhvillim dhe 16 milionë dollarë të tjera nga fondi OPEC-ut. Me blerjen e aksioneve në Korporatën Islamike, hapet mundësia që biznese të ndryshme me interes shumëpalësh të financohen pjesërisht përmes kësaj korporate.