Prifti: Zgjedhja e Jakës është e pavlefshme
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës i dërgoi dje një letër publike Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, duke i njoftuar se e konsideronte zgjedhjen e Nikolin Jakës si kryetar, një vendim të pavlefshëm ligjërisht, pasi bie ndesh me ligjin për dhomat e tregtisë.
"Mbledhja e Asamblesë e zhvilluar më 24 tetor nuk është zhvilluar në përputhje me procedurat e parashikuara nga ligji dhe nga statuti", thotë ministri Prifti në letrën e vet. "Në bazë të ligjit, Asambleja e zgjedh kryetarin nga anëtarët e vet. Nga verifikimi i listës së Asamblesë, rezulton se Nikolin Jaka nuk ka qenë anëtar i Asamblesë së DHTI Tiranë, pra nuk plotëson asnjë nga kriteret kryesore për t‘u zgjedhur kryetar i Dhomës", thotë Prifti në letrën e publikuar dje, në emër të organit mbikëqyrës të dhomave të tregtisë.
Dhoma e Tregtisë, nga ana e saj, deklaroi se do t‘i kthejë një përgjigje zyrtare ministrit Prifti për të argumentuar ligjshmërinë e zgjedhjes. Dhoma publikoi një njoftim për shtyp mbi mbledhjen e kryesisë së vet, ku thuhet se në këtë mbledhje, mes problemeve të tjera, është diskutuar edhe letra e Priftit.
"Kryesia me unanimitet konkludoi që t‘i kthehet përgjigje zyrtare ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, duke theksuar dhe argumentuar ligjshmërinë e procedurave dhe procesit zgjedhor të datës 24 tetor 2009 për zgjedhjen e kryetarit të ri të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë", thuhet në njoftim.
Kryetari paraardhës i Dhomës së Tregtisë, Gjok Uldedaj, u zgjodh deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe dha dorëheqjen nga ky post. Javën e kaluar, në një mbledhje surprizë, Asambleja e Dhomës zgjodhi për kryetar të ri Nikolin Jakën, i cili më parë ka punuar edhe si zëvendësministër i Transporteve. Në vitin 2007, pas një operacioni policor, ku u përdor edhe përgjimi i telefonave, z. Jaka u arrestua nën akuzën e manipulimit të tenderëve të rrugëve dhe u dënua nga Gjykata e Faktit. Gjykata e Apelit vendosi së fundmi shpalljen e Jakës të pafajshëm, por prokuroria e ka ankimuar këtë vendim në Gjykatën e Lartë. Gjykata Kushtetuese nuk e ka shqyrtuar ende çështjen e tij.
Ministri Prifti raporton si shkelje në letrën e tij faktin se gjatë mbledhjes së Asamblesë së Dhomës, "nuk rezulton i administruar dokumenti i gjendjes gjyqësore të kandidatit", gjë që shkel nenin 6 të statutit.
"Nga kryesia u vlerësua pozitivisht niveli i deritanishëm i bashkëpunimit midis Dhomës se Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe institucioneve të tjera qendrore e vendore të lidhura me biznesin. Gjithashtu u theksua që edhe në të ardhmen të ruhet dhe të intensifikohet niveli i bashkëpunimit me Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe me institucionet e tjera qendrore e vendore, pa cenuar pavarësinë dhe integritetin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë si përfaqësuese e biznesit dhe e zgjedhur prej tij", thotë deklarata e Dhomës.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë është një hallkë e ndërmjetme mes qeverisë e biznesit dhe funksionon për disa shërbime publike për kompanitë prodhuese e tregtare, përfshi dhënien e certifikatave të origjinës së mallrave dhe lehtësimin e procedurave për marrje vizash apo pasaportash shërbimi për pronarët dhe drejtorët e kompanive. Dhomat shërbejnë edhe si pika kontakti për krijimin e lidhjeve të reja tregtare. Gjatë viteve të shkuara, Dhoma ka luajtur pjesërisht edhe rolin e prezantimit të kërkesave apo shqetësimeve të komunitetit të biznesit para qeverisë. Zakonisht, kryetarët e dhomave të tregtisë janë ndryshuar së bashku me qeveritë.