Duam kredi dhe transparencë nga bankat
Me uljen e normës bazë, tashmë bizneset presin më shumë nga bankat për sa i takon lehtësimit të kredive, por jo vetëm. Drejtoresha ekzekutive e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, Eugenia Gjuraj, tregon për "Shqip" situatën e vështirë që po kalon biznesi me mungesën e likuiditetit, ndikuar më së shumti edhe nga kriza. Për herë të parë Dhoma e Tiranës flet edhe për projektin e fundit të qeverisë, që lidhet me uljen e pragut të xhiros vjetore, nga 8 në 5 milionë lekë. Sa i takon projektit "amnisti fiskale", Gjuraj tregon se Dhoma nuk është "dorëzuar" dhe pret së shpejti një vendim nga qeveria për çështjen e legalizimit të aseteve.
Më në fund, Banka e Shqipërisë uli normën bazë me 0.5%, me synimin e rritjes së kreditimit për ekonominë. Si e vlerësoni veprimin dhe a vjen në kohën e duhur? Çfarë impakti ka dhënë te bizneset mungesa e kredive dhe a ka pasur Dhoma e Tregtisë bisedime me bankat për ta lehtësuar situatën?
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë mbështet vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për uljen e normës bazë të interesit të lekut me 0.5%, duke e çuar atë në 5.25%. Kjo ulje ka qenë kërkesë e Dhomës së Tregtisë dhe reflektimi i bankës në këto momente do të përbëjë një stimul të ri për biznesin dhe ekonominë shqiptare, pasi teorikisht duhet të sjellë uljen e gjithë interesave të depozitave, bonove të thesarit dhe kredive. Bankat e nivelit të dytë do t‘i kenë më me pak kosto transaksionet javore mes tyre. Pra, do të marrin borxh nga njëra-tjetra me më pak interes. Nga ana tjetër, ulja e interesit ndërbankar do të sjellë edhe uljen e normës së interesit për depozitat. Si rrjedhojë, interesi i depozituesve, pra individëve dhe bizneseve për të mbyllur paratë në banka, do të bëhet më i ulët. Ky efekt, pra rritja e parasë në qarkullim, do të shtojë konsumin. Ata që nuk do t‘i mbajnë paratë në banka, do të rrisin shpenzimet e tyre. Kjo sjell një tjetër efekt zinxhir, atë të rritjes së prodhimit dhe tregtisë. Kjo do të thotë më shumë aktivitet ekonomik dhe si rrjedhojë më shumë zhvillim ekonomik privat i vendit. Situata e përjetuar me likuiditetin, si edhe efektet e krizës ndërkombëtare mbi sektorin real të ekonomisë, biznesin, kanë sjellë ulje të theksuar të ritmit të kreditimit dhe kanë ndikuar negativisht në cilësinë e portofolit të kredisë së sektorit bankar. Rënia e investimeve dhe pjesërisht e konsumit në ekonomi, është reflektuar në ulje të kërkesës për kredi. Nga ana tjetër, rritja e primeve të rrezikut ka bërë që bankat të jenë më të kujdesshme në dhënien e kredive, duke u kushtuar një vëmendje në rritje treguesve të likuiditetit. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në komunikim të vazhdueshëm me bankat e nivelit të dytë u bën thirrje edhe një herë këtyre të fundit, aktorë të rëndësishëm të këtij tregu, që të kenë një reagim të shpejtë ndaj vendimit të BSH-së, me qëllim uljen e kostos së kredisë për biznesin dhe stimulimin e ekonomisë. Industria bankare duhet të realizojë një rishikim të strategjive të rritjes së veprimtarisë bankare, duke synuar harmonizimin më të mirë të tyre me burimet e nevojshme njerëzore, financiare e teknologjike. Në këto komunikime kemi theksuar nevojën për rritjen e kreditimin, pasi në të kundërt ekonomia mund të hyjë në një rreth vicioz nga mungesa e saj. Biznesi më shumë se kurrë ka nevojë për rritje të transparencës të shërbimeve bankare dhe trajtim të diferencuar bazuar në një histori krediti dhe stabilitet transaksionesh. Përmirësim të strukturave të drejtimit, të llogaridhënies dhe të vlerësimit të performancës, si dhe rritje e efektivitetit të shpenzimeve që shkojnë për trajnimin, stimulimin financiar dhe fuqizimin e burimeve njerëzore, por mbi të gjitha forcim të mëtejshëm për transparencë ndaj klientit, si dhe fuqizim të kuadrit rregullativ për mbrojtjen e tij nga praktikat e mundshme abuzive të sistemit financiar.
Amnistia fiskale e kërkuar me ngulm nga ju nuk po merr përgjigjen e duhur nga Ministria e Financave, për sa i takon pjesës për "legalizimin e aseteve". Jeni ende në pritje, apo do të ndërmerrni ndonjë hap tjetër?
Formalizimi i biznesit e rrit më tej vlerën e tij në treg, duke e bërë atë më të besueshëm. Kohë më parë ne jemi shprehur qartë, madje kemi qenë të parët që kemi kërkuar legalizimin e aseteve, duke dashur kësisoj të jemi të barabartë në vlerë dhe në punë me biznese të vendeve të tjera të zhvilluara. Në momentet që ne flasim, qeveria shqiptare ka marrë hapat e saj në këtë drejtim, por që kërkon kohën e vet për t‘u formalizuar. Kjo do të thotë se pa përfunduar një proces i tillë, nuk mund të flasim për shifra konkrete se sa asete çlirohen. Ka ardhur momenti që të saktësojmë kapitalet dhe vlerësimin e kompanive. Megjithëse ligji i ri i procedurave tatimore dhe futja e taksës së sheshtë apo ulja e tatimit mbi fitimin në nivelin 10 për qind, kanë krijuar hapësira që të ketë përmirësime në këtë drejtim. Ajo që biznesi ka kërkuar është gjetja e një formule për t‘i legalizuar këto asete që të rritet sipërfaqja e kontaktit me sistemin bankar, që kompanitë të kreditohen dhe të ruajnë asetet dhe kapitalet e veta. Në vitet e para të konsolidimit të shtetit, por edhe si rezultat i taksave të larta, bizneset nuk kanë deklaruar saktë asetet e tyre, si synim për të mos paguar detyrime të larta për tatimorët. Tashmë ne mendojmë se ky veprim nuk mund të vazhdojë më, por për t‘i dhënë zgjidhje duhet një konsensus i gjerë mes biznesit dhe qeverisë që besoj do të realizohet në një kohë të shkurtër dhe optimale. Parë në këtë linjë, duhet t‘i japim kohën e duhur qeverisë për të bërë punën e saj në këtë drejtim.
Tatimet kanë vendosur uljen e xhiros vjetore për bizneset në 5 milionë lekë, duke shtuar radhët e tatimpaguesve me TVSH. Cili është gjykimi juaj? Po për rimbursimin e TVSH-së, a ka ankesa nga anëtarët e Dhomës?
Bizneset që kanë një xhiro vjetore prej 5 milionë lekësh në vit do të klasifikohen si biznese të mëdha. Me këtë vendim pritet të rritet ndjeshëm numri i bizneseve që do të futen në skemën e TVSH-së, e për rrjedhojë edhe të ardhurat në arkën e shtetit. Por parë përtej perceptimit negativ të momentit për bizneset që kanë një xhiro të tillë, në një hap të dytë do të rrisë ndërgjegjësimin e biznesit në deklarime, duke përfituar në terma afatgjatë rimbursim të TVSH në ata sektorë ku aplikohet kjo. Formalizimi i biznesit e rrit më tej vlerën e tij në treg, duke e bërë atë më të besueshëm. Tendenca e reformave që çojnë në uljen e taksave është faktor i rëndësishëm në rritjen e klimës së biznesit. Taksa e TVSH-së është një taksë që paguhet nga çdo konsumator i thjeshtë. Bizneset kane detyrën e mbledhjes dhe përcjelljes në arkën e shtetit. Institucionet përgjegjëse financiare kanë për detyrë të përcaktojnë skemën se si bizneset duhet ta deklarojnë në përputhje me ligjet këtë taksë. Një ndër kërkesat kryesore të Dhomës së Tregtisë, në emër të biznesit, formulohet si më poshtë: "Biznesi i vogël të taksohet sipas vlerës së bilancit të thjeshtë të pranuar të një viti më parë dhe diferencat të kalibrohen në momentin e dorëzimit të bilancit të vitit në vazhdim. Në këtë kuadër, të gjenden dhe të aplikohen me shpejtësi instrumentet që i japin fund praktikës së pakuptimtë, abuzive dhe të dëmshme, sipas së cilës pushteti lokal i takson këto biznese sipas një bilanci të supozuar dhe përherë më të lartë se ai reali". Vendimi që TVSH-ja të rimbursohet brenda një muaji dhe në rast se autoriteti tatimor nuk e ka rimbursuar atë, sipërmarrësit i lind automatikisht e drejta të mos derdhë taksat e tjera, deri në shumën e TVSH-së.
Një tjetër projekt i tatimeve është deklarimi me ligj i taksave online, kur për VIP-at pagesa e taksave do të jetë përmes internetit me e-banking. Çfarë gjykimi keni dhe a janë pyetur bizneset për të gjitha këto reforma që po flasim?
Deklarimi i taksave online, si dhe kalimi i pothuaj të gjitha transaksioneve financiare të biznesit privat përmes bankave, u mirëprit dhe u vlerësua nga biznesi dhe sipërmarrja private. Gjithsesi, ndërkohë që rritet numri i bizneseve, të cilët ia kanë besuar të gjitha transaksionet e tyre financiare bankave, shtuar në këtë edhe deklarimin e taksave online, duhet që ato gjithashtu të mund të rishikojnë tarifat e tyre të shërbimit, për ta lehtësuar sipërmarrjen nga kostot në marrëdhënie me bankat.
Si paraqitet niveli i komunkimit me qeverinë?
Të gjitha iniciativat ligjore për biznesin më parë janë konsultuar me ne dhe në përgjithësi është reflektuar ajo çfarë ne kemi kërkuar. Në kushtet e reja të krijuara, ku tashmë sipërmarrja private ka një përfaqësim më të gjerë në jetën parlamentare, aty ky ligjet marrin formën e tyre konkrete, do të lobojmë fort në mbrojte të interesave të biznesit.