E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka Islamike, spital për Kavajën

12/02/2005  Banka Qëndrore licenson “Union Bank”

Licesohet banka e “Western Union”

Shqipëria i ka dhënë licensën paraprake “Union Bank” dhe do të jetë kështu një nga 30 bankat private në vend. Është një nga filialet e “Western Union” dhe do të jetë një nga bankat më të rëndësishme të nivelit të dytë në Shqipëri. Institucioni duhet të kompletojë strukturën e vet dhe të jetë gati për të filluar aktivitetin brenda vitit, shprehet një ndër përfaqësuesit e Bankës Qëndrore gjatë një deklarate. Të gjitha bankat komerciale duhet të kenë një kapital bazë prej 1 bilion lekësh (10.6 milionë dollarë dhe 8.2 milionë euro), një kërkesë e cila është përmbushur vetëm dy javë më parë me 700 milionë lekë(7.4 milionë dollarë dhe 5.8 milionë euro).

Gjashtëmbëdhjetë banka komerciale janë caktuar të hapen në Shqipëri dhe katërmbëdhjetë në vende të tjera. Shumë banka kanë hapur aktivitetin e tyre në vendin tonë që nga viti 1997 që përkonte më periudhën e fluksit të piramidave që çuan në dështimin e qeverisë.

Në muajin shtator nisë ndërtimi i spitalit gjinekologjik, pediatrik, patologjik

Banka jep 5.69 milionë USD kredi, për financimin e projektit të spitalit

Një spital për Kavajën. Ngritjen e tij do ta financoj Banka Islamike. Dje u miratua, në mbledhjen e qeverisë, marrëveshja e kredisë nëpërmjet Këshillit të Ministrave dhe Bankës Islamike për zhvillim në shumën 3 850 000 (tre milionë e tetëqind e pesëdhjetë mijë) dinarë islamike 5.69 milionë USD, për financimin e projektit për Spitalin e Përgjithshëm të Kavajës. Duke u nisur nga situata tejet e rënduar e sistemit spitalor të qytetit të Kavajës, Qeveria e Shqipërisë, nëpërmjet Ministrisë së Financave, Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë i ka kërkuar Bankës Islamike për zhvillim mbështetje për ngritjen e një spitali të ri në këtë qytet. Spitali ekzistues është në gjendje të amortizuar, si dhe nga Ministria e Shëndetësisë është ndërhyrë disa herë për riparime për të bërë të mundur funksionimin e kësaj godine. Objektivi i këtij projekti është që të sigurojë shërbim shëndetësor bashkëkohor popullatës së qytetit të Kavajës dhe të zonave përreth. Spitali i ri do të ketë pajisje mjekësore në përputhje me kërkesat. Gjithashtu nëpërmjet realizimit të këtij spitali përmirësohet dukshëm shërbimi shëndetësor në nivel distrikti. Spitali do të përfshijë shërbime

të ndryshme si: patologjinë, pediatrinë, obstetri-gjinekologji si dhe një kirurgji kryesisht urgjence dhe një unit të vogël reanimacioni. Zbatimi i këtij projekti do të nisë rreth muajit shtator të këtij viti. Vlera e parashikuar për pajisje mjekësore është llogaritur rreth 2.42 milionë USD.

Honoraret e 40 autorëve, Mati në gjyq me Ministrinë

Për gati një vit pati debate pas debatesh mes drejtoreshës së Shtëpisë Botuese të Librit Shkollor të Re dhe Ministrisë së Arsimit. Tashmë palët janë në gjyq. U zhvillua dje seanca e parapërgatitore mes Ministrisë së Arsimit dhe Teuta Matit, drejtoreshë e Shtëpisë Botuese të Librit Shkollor e Re. Tekstet e klasës së parë dhe të pestë u rihartuan dhe konkursin për të gjitha tekstet, përveçse për Abetaren, i fitoi Shtëpia Botuese e Librit Shkollor e Re, e cila rishtypi dhe tekstet e viteve të tjera. Kjo shtëpia botuese ka kontrata me gati 40 autorë tekstesh, pasi ka trashëguar gjithë potencialin e shtëpisë para sesa të privatizohej. Autorët duhet të paguheshin me përqindje, por Ministria e Arsimit duket se po i vononte, atëherë plasën debatet. Megjithatë tashmë, këto përqindje janë paguar, por ndoshta s'janë aq të larta sesa prisnin autorët.

Në tekstet shkollore të botuara respektohen të gjitha të drejtat e autorit, të sanksionuara sipas një marrëveshjeje të nënshkruar mes Ministrisë së Arsimit e Shkencës dhe autorëve të këtyre teksteve. Sipas nenit 3, pikat 2 dhe 3 të marrëveshjes së nënshkruar mes Ministrisë së Arsimit dhe botuesve të librave shkollorë, atyre do t'u respektohen të gjithëve e drejta e autorit, ashtu siç bëhet edhe në rastet e botimeve të tjera. Tekstet për të cilat Mati ankohet janë hartuar që në kohën kur ekzistonte shtëpia botuese shtetërore e librit shkollor, tashmë e

privatizuar. Rrjedhimisht, ato tekste janë pasuri shtetërore, pasuri kombëtare. MASH ka paguar të gjithë autorët e teksteve dhe ka bërë publike listat e pagesave të tyre dhe konfirmimin përkatës të tyre në lidhje me marrjen e shumave financiare që u përkasin. Mati figuron në këto lista. Me firmën e saj në listat e MASH, përbri shumave në para që ka përfituar si autore apo bashkautore e disa teksteve. Nisur nga shpifjet e përsëritura nëpërmjet medias nga ana e ish-drejtoreshës së shtëpisë botuese të librit shkollor, Teuta Mati, MASH ka depozituar në gjykatë padinë penale ndaj këtij personi që në kundërshtim të hapur me ligjet e shtetit shqiptar ka falsifikuar emrin e ish-Shtëpisë Botuese të Librit Shkollor, duke mashtruar në këtë mënyrë edhe autorët e teksteve, të cilët ajo pretendon se i përfaqëson. Mati ka shtypur libra shkollorë dhe materiale të tjera ndihmëse pa patur lejen përkatëse. Mati përfaqëson tashmë një nga shtëpitë botuese private në vend, të cilën ajo e ka emëruar Shtëpia Botuese e Librit Shkollor e Re në përpjekje për të përvetësuar emrin e ish-shtëpisë botuese të librit shkollor.

Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Engjëll Bejtaj, është duke zhvilluar një vizite zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar. Takimin e parë në Londër, ministri Bejtaj e zhvilloi me homologun e tij, Stephen Ladyman, me te cilin u diskutua niveli i deritanishëm i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit anglo-shqiptar. Ministrat ranë dokord për të zhvilluar më tej programe bashkëpunimi në fushën sociale dhe mbrojtjes shoqërore. Zoti Ladyman shprehu vullnetin maksimal për bashkëpunim midis dy ministrive. Qeveria angleze është një nga donatoret kryesore të mbështetjes me fonde dhe ekspertizë për modernizimin e shërbimeve sociale në Shqipëri në kuadër të projektit të madh të financuar nga Banka Botërore dhe qeveria shqiptare “Shpërndarja e Shërbimeve Sociale”. Po dje, Bejtaj zhvilloi takime në Departamentin e Punës dhe Pensioneve si edhe në Departamentin e Familjes dhe Fëmijëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›