Banka Popullore, përurohen ambientet e reja te Kullat Binjake
Në një ceremoni festive, Banka Popullore pjesë e “Société Générale Group”, ka përuruar dje ambientet e saj të reja në shërbim të biznesit te Kullat Binjake, në Tiranë.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast morën pjesë përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, përfaqësues të bankave të nivelit të dytë, biznesmenë dhe klientë të bankës, përfaqësues të medias, etj. Në fjalën e tij përshëndetëse, drejtori i Përgjithshëm i Bankës Popullore, Henri Maus de Rolley vuri në dukje veçorinë e funksionimit të dy degëve të reja, të cilat ndonëse të vendosura në të njëjtin mjedis, zhvillojnë aktivitetin në mbështetje të dy kategorive të ndryshme klientësh. Njëra degë është e specializuar për individët dhe biznesin e vogël, ndërsa tjetra ofron kushte ideale shërbimi për sipërmarrjet e mëdha dhe korporatat. Pikërisht kjo e dyta, përbën edhe risinë që aktualisht Banka Popullore sjell në tregun bankar shqiptar. Banka Popullore sot ka një numër prej më shumë se 85.000 klientësh, një rrjet prej 34 degësh, më e reja e të cilave ka filluar të funksionojë pak ditë më parë tek rruga Komuna e Parisit, ndërkohë që 4 degë të reja priten të hapen në Tiranë dhe 5 degë në rrethe të tjera brenda vitit 2008. Me rritjen e aktivitetit, Banka Popullore ka rritur edhe numrin e punonjësve, që aktualisht ka arritur në 400 punonjës.