Metalkërkues për nëntokën e Gërdecit
Pasojat e shpërthimit katastrofik të 15 marsit 2008, zor se do të zhduken nga Gërdeci, së paku në dy vitet e ardhshme.
Trazhgim Sokolaj
Forcat e ushtrisë të angazhuara në operacionin e pastrimit të rajonit të Gërdecit, parashikojnë se veprimet e tyre në terren duhet të vazhdojnë së paku për dy vite. Një sipërfaqe toke prej 9 hektarësh konsiderohet ende e rrezikshme, pasi në thellësi të saj dyshohet se kanë mbetur predha të pa çaktivizuara bashkë me djegoret shkatërrimtare. Deri më tani, predhat kanë mbetur pa u zbuluar për shkak se verifikimet e para u përqendruan në evidentimin dhe pastrimin e zonës nga predhat që ishin në sipërfaqe të tokës, të cilat paraqisnin edhe rrezikun më të madh. Për zbulimin e predhave të kalibrit të rëndë, të cilat kanë hyrë në thellësi të tokës si pasojë e shpërthimit në fabrikën e çmontimit të municioneve, forcat e ushtrisë po përdorin një metalkërkues special suedez. Pajisja, e cila ka mbërritur së fundi në Shqipëri mësohet se, është vënë prej disa ditësh në përdorim nga efektivat që po kryejnë pastrimin e rajonit pranë Tiranës, nga pasojat e katastrofës që ndodhi aty, më tepër se dy muaj më parë. Shpërthimi apokaliptik në punishten e çmontimit të Mihal Delijorgjit, ka hedhur në distanca të ndryshme duke i ngulur në tokë, qindra predha të pa çaktivizuara, disa prej të cilave dyshohet se janë bashkë me djegoret. Predha të tilla ishin dërguar fare pranë fabrikës për t’u çmontuar, por deri në momentin kur ndodhi shpërthimi ato kishin mbetur pa u demontuar. Ushtarakët shprehen se këto predha rrezikojnë të shpërthejnë në rast të kalimit të mjeteve te tonazhit të rëndë mbi to apo nëse banorët e zonës kryejnë gërmime të pakujdesshme në tokat e tyre. Gjatë verifikimit në sipërfaqe të tokës, efektivat e ushtrisë kanë gjetur mbi 900 predha të tilla, nga të cilat mbi 160 kanë qenë të pa çaktivizuara.
Kërkim-pastrimi
Pajisja e re metalkërkuese, e cila ka mbërritur pak kohë më parë në Gërdec, sipas ushtarakëve, ka aftësi të identifikojë predhat që ndodhen në thellësi deri 3 metra poshtë sipërfaqes së tokës. Përmes sinjalit të metalkërkuesit lokalizohet zona ku ndodhen predhat dhe më pas, rreth 70 trupa ushtarake që marrin pjesë në operacion, fillojnë gërmimin për nxjerrjen e predhës me qëllim pastrimin e zonës. Aktualisht, ushtria ndodhet duke kryer kërkime në zonën ku besohet se densiteti i predhave është më i vogël. Gjatë veprimeve të tyre në terren, ushtarakët shqiptarë dhe trupat pjesëmarrëse në operacion, mësohet se po ndihmohen nga ekspertët e Agjencisë suedeze të Shpëtimit. Në operacionin e shpëtimit po marrin pjesë edhe 20 mjete të ndryshme motorike, të cilat përdoren për lëvizjen e trupave ushtarake dhe transportimin e kujdesshëm të materialeve luftarake që gjenden në zonën e rrezikut. Ekspertët ndërkombëtarë janë shprehur se, zona kërkon të paktën dy vjet kohë për pastrimin e plotë të saj, në mënyrë që banorët e Gërdecit të kthehen pa rrezik në shtëpitë dhe tokat e tyre. Sipas specialistëve, një studim mbi ndotjen e mundshme të tokës dhe ujërave është i nevojshëm, pasi zona është e rrezikuar edhe në këtë drejtim.