E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka VENETO rrit kapitalin me 5 milionë euro

 Veneto Banca Holding konfirmon besimin e saj në vendet lindore, duke shtuar kapitalin e Bankës Italiane të Zhvillimit me 5 milionë euro dhe duke ndërruar zyrtarisht emrin e saj në Veneto Banka Sh.a. “Me anë të këtij operacioni, grupi konfirmon pikësynimet e tij për zgjerimin e aktivitetit në Evropën Lindore, aty ku potencialet e zhvillimit janë më se evidente, duke kaluar pa probleme edhe turbulencat aktuale që erdhën si pasojë e krizës globale ekonomiko-financiare kaluan. Në muajin qershor 2009 i gjithë aktiviteti bankar i Bankës Italiane të Zhvillimit ka qenë 53 milionë euro, i përbërë nga totali i depozitave dhe portofoli i kredisë, me një raport kredi-depozitë i barabartë me 90%” - deklaron Athos Varusio, Drejtor i Departamentit të Bankave të Huaja - Veneto Banca Holding. Në vitin 2009, ekonomia shqiptare arriti të evitonte efektet negative të  krizës financiare botërore, veçanërisht në saj të situatës së mirë makroekonomike dhe falë politikave financiare të shëndosha të një sistemi bankar jo shumë të ndërkombëtarizuar, por i mirëkapitalizuar. Jo më pak i rëndësishëm është edhe ndërrimi i emrit të Bankës Italiane të Zhvillimit duke filluar nga data 2 dhjetor 2009 duke u quajtur Veneto Banka Sh.a, çka tregon hyrjen e saj të plotë në grupin bankar, si dhe një garanci e vlefshme për të gjithë italianët që investojnë në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›