E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në 2009 nis ndërtimi i dy burgjeve të reja

Në fillim të vitit 2009 do të nisë puna për ndërtimin e dy burgjeve të reja, investime këto të cilat konsiderohen të rëndësishme në fushën e infrastrukturës së burgjeve në Shqipëri, që pasojnë ato që kanë përfunduar apo po kryehen dhe gjatë këtij viti. Një nga burgjet e planifikuara për vitin e ardhshëm do të ndërtohet në qytetin e Shkodrës, ndërsa tjetri në Fier dhe sipas projekteve, do të ofrojnë parametra bashkëkohorë. Zëdhënësja e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Blerina Marini, tha të shtunën për ATSH-në se projektet për ndërtimin e këtyre burgjeve financohen nga Bashkimi Europian, në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës së burgjeve në vendin tonë. Sipas saj, secili burg do të ketë një kapacitet për 710 - 730 të paraburgosur dhe të dënuar dhe do të jenë më të mëdhatë në vendin tonë. Marini theksoi se ndërtimi i burgjeve të reja në Shkodër dhe Fier do të ketë padiskutim impakt pozitiv në eliminimin e mbipopullimit në burgje, duke shënuar kësisoj një standard në trajtimin e njerëzve të privuar nga liria. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›