Banka e njohur franceze "Societe Generale" blen Bankën Popullore dhe bëhet pjesë e sistemit bankar në Shqipëri.
Kryeministri Sali Berisha priti në zyrën e tij një përfaqësi të bankës franceze "Societe Generale", e cila ka blerë Bankën Popullore Shqiptare.
Zv Presidenti i "Societe Generale", Bernard Davidd prezantoi tek kryeministri paketën e shërbimeve bankare që do të ofrohen në Bankën Popullore. Në planin e zhvillimit parashkohet dyfishimi i kapitalit dhe forcimi i sistemit të kreditimit.
Përfaqësuesit e "Societe Generale" i shprehën kryeministrit Berisha vlerësime për sistemin bankar, zhvillimin ekonomik të vendit dhe klimën në mbështetje të biznesit.
Kryeministri Berisha vlerësoi planin bankar të "Societe General" , tashmë aksioneres kryesore të Bankës Popullore, si një banke që do të ndikojë në zhvillimin e metëjshëm të sistemit bankar në Shqipëri. Kryeministri theksoi se prezenca e kësaj banke të njohur franceze do të përshpejtojë edhe projektet e kompanive të tjera franceze , të interesuara për të investuar në Shqipëri.