Këshilli i Ministrave miraton vendimet që i hapin rrugë realizimit të dy projekte të mëdha në fushën e çimentos
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e tij dy vendime që i hapin rrugën realizimit të dy projekteve të mëdha në fushën e prodhimit të çimentos, me vlerë prej 500 milionë euro.
Këto dy projekte janë realizuar nga kompania greke "Antea Cement" dhe nga kompania spanjolle "Cementos Aguila" dhe parashikojnë ndërtimin e dy fabrikave të çimentos në zonën e Fushë Krujës.
Të dy kompanitë kanë përcaktuar sheshet e ndërtimeve për projektet e tyre, për të cilat qeveria miratoi sot ndryshimin e destinacionit të zonës, dule i kaluar ato në zona minerale.
Kompania greke "Antea Cement ka parashikuar për këtë projekt një investim prej rreth 250 milionë euro. Kjo fabrikë do të ketë një kapacitet prodhues fillimisht mbi 2 milionë ton e më tej do të vijë në rritje. Edhe projekti i kompanisë spanjolle "Cementos Aguila" parashikon një investim prej rreth 250 milionë euro dhe kapacitet prodhues të fabrikës mbi 2 milionë ton si fillim.