E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha njihet me projektet energjitike të Copelouzos Group

Kryeministri Sali Berisha priti sot në zyrën e tij një grup drejtuesish të COPELOUZOS GROUP, të përfaqësuar nga Dimitris Copelouzos, President dhe Drejtori i Përgjithshëm i kompanise së njohur që operon në fushën e energjisë.

COPELOUZOS GROUP ka aplikuar në tenderin për ndërtimin e Termocentralit të Fierit me kapacitet prodhues 200 megavat. Krahas ketij projekti tashmë të prezantuar, Copelouzos Group e njohu Kryeministrin me një tjetër projekt për ndërtimin e një termocentali me gaz në zonën e Korçës, me fuqi prodhuese 300 megavat.

Ideja për këtë vepër energjitike ka qenë prej shume vitesh dhe pas një studimi te kujdesshem, sot u paraqit si projekt tek Kryeministri Berisha. Projekti përfshin edhe ndërtimin e një gazsjëllësi Greqi-Shqipëri për të furnizuar me gaz termocentralin.

Kryeministri Berisha shprehu mbështetjen e plotë të qeverisë për projektet energjitike të COPELOUZOS GROUP.

Z. Berisha theksoi se ekonomia e Shqipërisë së bashku me ekonomitë e vendeve të tjera në Ballkan është nje ekonomi dinamike që po zhvillohet me ritme të shpejta. Kryeministri tha se numri i investitorëve të huaj po rritet nga dita në ditë dhe për pasojë tregu ballkanik është i etur për energji. Në këto kushte tha Kryeministri, veprat energjitike të të gjitha llojeve, të mbështetura në tekonologji moderne do të jenë prioritet i qeverisë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›