E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklaratë e Zëdhënësit të Kryeministrit, z.Dritan Mishto

Zonja dhe Zotërinj!

Jam këtu për t'ju informuar se sot Kryeministri i Republikës, z. Sali Berisha ka marrë një mesazh të ngrohtë përshëndetjeje, falenderimi dhe inkurajimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Xhorxh W. Bush, i cili, me një akt të pazakontë dhe shumë miqësor, e ka shkruar këtë letër tërësisht me dorën e tij.
Më lejoni të lexoj tekstualisht:

"I dashur Sali!

Ju falenderoj për mikpritjen tuaj të ngrohtë. Udhëtimi ishte një sukses i madh.
Faleminderit gjithashtu për bisedën tonë konstruktive.
Vazhdo të punosh shumë për reformat e nevojshme për anëtarësimin në NATO.
Me urimet më të mira dhe falenderimet e sinqerta.

Xhorxh W. Bush"

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›