Kryeministri njihet me projektet e Balkan Accession Fund për të investuar në fushën bankare dhe në institucione të tjera financiare në Shqipëri.
Kryeministri Sali Berisha priti në zyrën e tij përfaqësues të lartë të Balkan Accession Fund, një fond investimesh private që operon prej vitesh me sukses në Ballkan, zotërinjtë Thomas Higgins, Managing Partner, Horia D. Manda, Managing Partner dhe Dennis C. Wallach, General Manager.
Përfaqësuesit e Balkan Accession Fund prezantuan para Kryeministrit studimet paraprake të bëra në fushën e telekomunikacioneve dhe bankave të tipit morgage dhe leasing.
Aktualisht Balkan Accession Fund (BAF) ka kryer blerjen e një kompanie shqiptare në fushën e Leasing dhe nisur nga kjo eksperiencë e konsideron ekonominë shqiptare dinamike dhe si një potencial për shtrirjen e biznesit të saj.
Kryeministri e njohu delegacionin e lartë të Balkan Accession Fund me situatën ekonomiko-financiare në vend dhe shprehu angazhimin e qeverisë për të mbështetur projektet e Balkan Accession Fund. Kryeministri garantoi mbështetje ligjore dhe institucionale për këtë lloj sipërmarrje.