Banka: Çmimet do vazhdojnë të rriten
Çmimet e mallrave ushqimorë priten të rriten sërish. Edhe pse çmimet e disa produkteve ushqimorë kanë pësuar një ulje të lehtë pas daljes në treg të prodhimeve bujqësore vendase, përsëri ekziston rreziku i rritjes së çmimeve gjatë muajve të ardhshëm.
Fabiola Çela
Përballë një situate të tillë, Banka e Shqipërisë i ka sugjeruar qeverisë që të marrë masat e duhura për të zhvilluar sektorin e bujqësisë, si e vetmja rrugëzgjidhje për të përballuar këtë krizë çmimesh. Sipas raportit më të fundit të Bankës Qendrore, rritja e çmimit të energjisë ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e inflacionit në vend. Ndërkohë për sa i përket investimeve gjatë muajve të parë të këtij viti, shpenzimet për investime kanë pësuar tkurrje në krahasim me një vit më parë.
Çmimet
Rritja e çmimit të naftës dhe produkteve ushqimorë kanë mbizotëruar në shumicën dërrmuese të vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim, ku bën pjesë edhe vendi ynë. Sipas raportit më të fundit të Bankës së Shqipërisë, gjatë muajve në vijim si dhe tremujorin e parë të vitit në vazhdim, pritet që normat e rritjes vjetore të nivelit të përgjithshëm të çmimeve të luhaten edhe për pak kohë rreth vlerave aktuale. Por me gjithë masat e ndërmarra, çmimet e ushqimeve mund të rriten sërish. "Megjithatë, rreziqet që mund të devijojnë supozimet e bëra në parashikim janë të pranishme dhe në pjesën më të madhe janë të vendosura nga kahu i ofertës së jashtme dhe të brendshme. Kostot e shkaktuara nga rritja e çmimeve të lëndëve të para, të naftës dhe të produkteve ushqimore pritet të vazhdojnë të ushtrojnë presione të drejtpërdrejta mbi çmimet e konsumit dhe të japin ndikime të tërthorta mbi çmimet e prodhimit", thuhet në raportin e BSH-së. Ndërkohë inflacioni në fund të muajit prill 2008, shënoi një ulje prej 0.4 për qind në terma mujorë, prapa të cilës qëndronte kontributi i grupit ushqim dhe pije alkoolike. Pritet që gjatë muajve në vazhdim prodhimi vendas bujqësor të frenojë disi këtë rritje çmimesh. "Në këto rrethana merr një rëndësi të dorës së parë shfrytëzimi racional i tokës bujqësore, duke synuar shtimin e sipërfaqeve të mbjella si dhe produktivitetin për njësi. Për këtë qëllim, Banka e Shqipërisë rithekson domosdoshmërinë për kryerjen e reformave të thella strukturore që kanë të bëjnë me tokën, pasurinë, sistemin grumbullues dhe atë shpërndarës, si dhe me infrastrukturën", thuhet në raport.
KESH
Rritja e tarifave të energjisë elektrike ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e inflacionit në vend. Sipas BSH-së, pa këtë efekt, norma vjetore e inflacionit do të ishte vetëm 3.7 për qind. Edhe pse këto muaj situata hidrike në KESH ka qenë goxha e mirë, Banka e Shqipërisë i ka sugjeruar KESH-it që të shëndoshë financat e saj. "Privatizimi i shpejtë i rrjetit të shpërndarjes është përparësi mbi të gjitha përparësitë dhe, për këtë qëllim, vlerësojmë se ulja e humbjeve dhe rritja e arkëtimeve janë të një rëndësie themelore", thuhet në raport.
Rreziqet
Përveç rrezikut të kredisë dhe rrezikut të kursit të këmbimit, ekzistojnë dhe rreziqe të lidhura me faktorë të jashtëm, të cilët ndikojnë në stabilitetin financiar në vend. "Zgjerimi i krizës së kredive në Evropë, ngadalësimi i mundshëm i aktivitetit ekonomik të ekonomive partnere, prania e të njëjtave institucione bankare në shumicën e vendeve të rajonit, janë zhvillime që kërkojnë vëmendje të vazhdueshme", thuhet në raportin e Bankës.
Inflacioni
Në fund të muajit prill inflacioni vjetor shënoi vlerën 4.4 për qind, në peshën dërrmuese inflacioni është shkaktuar nga rritja e çmimeve të grupit ushqimorë. Brenda këtij të fundit mbizotëron grupi i mallrave ushqimore e përpunuar.
Rritja e çmimit të energjisë ka ndikuar në rritjen e nivelit të inflacionit. Pa këtë efekt, norma vjetore e inflacionit do të ishte vetëm 3.7 për qind.
Kostot e shkaktuara nga rritja e çmimeve të lëndëve të para, të naftës dhe të produkteve ushqimore, pritet të vazhdojnë të ushtrojnë presione të drejtpërdrejta mbi çmimet e konsumit dhe të japin ndikime të tërthorta mbi çmimet e prodhimit.
Gjatë vitit 2007 është regjistruar një rritje modeste e sektorit të bujqësisë në masën 1.5 për qind, krahasuar me 4.3 për qind vitin e kaluar. Duhet të merren masa për shfrytëzimin racional të tokës bujqësore, duke synuar shtimin e sipërfaqeve të mbjella si dhe produktivitetin për njësi.
Ndërtimi vazhdon të karakterizohet nga një situatë jo e qartë edhe në tremujorin e parë të vitit 2008. Ngadalësimi i ritmit të rritjes së aktivitetit ekonomik të sektorit të ndërtimit, krahasuar me ecurinë mesatare të viteve të fundit kërkon vëmendje, nisur nga roli dhe kontributi që ky sektor ka në ekonominë vendase.
Privatizimi i shpejtë i rrjetit të shpërndarjes është përparësi. KESH duhet të ulë humbjet dhe të rrisë arkëtimet.
Shpenzimet për investime, për këtë periudhë të vitit kanë pësuar tkurrje në krahasim me një vit më parë.
Banka e Shqipërisë vlerëson se bilanci mbetet i zhvendosur në kahun rritës. Një argument më shumë në këtë drejtim, përbëjnë të dhënat e fundit në lidhje me pritjet për inflacionin, të cilat dëshmojnë një zhvendosje të lehtë drejt një niveli më të lartë.
Përveç rrezikut të kredisë dhe rrezikut të kursit të këmbimit, ekzistojnë dhe rreziqe të lidhura me faktorë të jashtëm.