Rritet me 47.3 për qind kredia për ekonominë
Gjatë muajve të parë të vitit kredia për ekonominë është rritur mesatarisht me 47.3% në terma vjetorë.
Pavarësisht ritmeve rënëse, në terma absolutë kredia vazhdon të zgjerohet sikurse edhe një vit më parë, me rreth 22 miliardë lekë. Sipas BSH-së, në muajin mars, raporti i kredisë ndaj parasë së gjerë dhe ndaj PBB-së arriti në nivelet prej 40.9% dhe 31.4%, respektivisht. "Për pjesën e mbetur të vitit dhe deri në tremujorin e parë të vitit në vazhdim, pritet që normat e rritjes vjetore të nivelit të përgjithshëm të çmimeve të luhaten edhe për pak kohë rreth vlerave aktuale, duke u rikthyer në fund të vitit brenda intervalit të tolerancës së synuar nga politika monetare", thuhet në raportin e BSH-së. Biznesi vazhdon të mbetet klienti i preferuar i bankave. Pjesën më të madhe të portofolit të kredisë e zë kredia për biznese.