Banka, rriten kreditë me probleme
Banka e Shqipërisë shton alarmin për rritjen e kredisë me probleme.
Vetëm gjatë muajit të fundit, kredia e keqe është rritur me 2.7 miliardë lekë, ose rreth 26 milionë dollarë. Në mbledhjen e fundit të këshillit mbikëqyrës së bankës, kjo lloj rritje është kthyer në një paralajmërim për të gjithë ekonominë shqiptare. Sipas bankës, pritet që tendenca në rritje e kredisë që nuk paguhet të rritet edhe më shumë gjatë muajve që vijnë.
Alarmi
“Tremujori i dytë i vitit 2008 shënon rritjen e portofolit të kredive me probleme të sistemit bankar, me rreth 2.7 miliardë lekë ose me 21.6 për qind, nga 2.5 miliardë lekë ose 25.2 për qind për tremujorin e mëparshëm. Treguesi që mat cilësinë e portofolit të kredive të sistemit (mbi baza bruto) përllogaritet në nivelin 4.31 për qind, nga 3.92 për qind në tremujorin e parë. Kjo ecuri jo pozitive pritet të vazhdojë, si rezultat i ritmit të lartë rritës të kredive të akorduara gjatë këtyre viteve dhe efektit të shtyrë në kohë të kredive me probleme. Edhe treguesi “kredi me probleme/teprica e kredisë (neto)”, i cili mat madhësinë neto të ekspozimit ndaj rrezikut të kredisë, u përkeqësua, në nivelin 2.43 për qind nga 2.08 për qind në tremujorin e mëparshëm.
Shifrat
Sipas të dhënave të bankës, deri në fund të gjashtëmujorit, bankat e nivelit të dytë kanë dhënë rreth 346 miliardë lekë kredi. E thënë ndryshe, rreth 3.8 miliardë dollarë. Por shifra prej 4.31 për qind e kësaj shume, që përbën kredinë me probleme, është 14.9 miliardë, ose rreth 165 milionë dollarë. Kjo duket një shifër që pritet të rritet vazhdimisht, derisa të hyjë në zërin e humbjes në bankat e nivelit të dytë. Në raportin e bankës, theksohet se gjatë tre muajve të fundit ka rënë ritmi i kreditimit. Bankat e mëdha, sipas raportit, janë treguar më dorështrënguar. Sidoqoftë, shqiptarët gjatë këtyre tre muajve kanë marrë edhe 33.5 miliardë lekë kredi tjetër. “Rritja e aktiveve të sistemit bankar për tremujorin e dytë të vitit 2008, u pasqyrua kryesisht në rritjen e portofolit të kredisë, 33.5 miliardë lekë ose 10.7 për qind (përbëjnë rreth 43 për qind të totalit të aktiveve); ndërsa burim kryesor u identifikua rritja e depozitave të sistemit bankar me 18.2 miliardë lekë ose me 2.87 për qind.”
Llojet e kredive
Afatshkurtër 85,943.8
Afatmesme 76,119.0
Afatgjatë 83,769.3
Prona të patundshme 69,231.6
Ecuria e kredive
Hua standarde 91.11 %
Hua në ndjekje 4.65 %
Hua nënstandarde 2.36 %
Hua të dyshimta 1.03 %
Hua të humbura 0.84 %
Buxheti 2009, Bode nis takimet me FMN-në
Kreu i Financave, Ridvan Bode, dhe stafi i drejtuesve të ministrisë kanë zhvilluar dje takimin e parë për buxhetin e 2009-ës me misionin e FMN–së të kryesuar nga shefi i misionit të FMN–së për Shqipërisë, Gerwin Bell. Ministri i ka prezantuar misionit pikat kryesore të buxhetit 2009, duke siguruar se shumë shpejt projekti do të jetë gati për miratim në Kuvend. Për herë të parë qeveria ka vendosur që buxheti i vitit 2009 të arrijë vlerën e 5.2 miliardë dollarë, ose 1 miliard dollarë më shumë se një vit më parë. Ndërkohë përveç të ardhurave, për herë të parë qeveria shqiptare ka planifikuar që të shesë letrat me vlerë në bursat ndërkombëtare.