Megan Foks: “Kam dashuruar një striptiste”
Aktorja më sensuale e Hollivudit vazhdon të na habisë. Këtë herë ajo pozuar dhe më pas ka dalë në numrin e ri të revistës GQ ku shfaqet vetëm me bikini. “Tek e fundit kam luajtur vetëm në një film të njohur- thotë Megan-. Por nuk dua të fitoj çmim Oskar, me pak fjalë, nuk jam Meril Strip”! Më pas nuk përmbahet dhe vazhdon me një rrëfim të habitshëm. “Isha akoma adoleshente kur u dashurova me një striptiste që quhej Nikita. Kam bërë çmendurira për të! Histori përfundoi pas dy muajsh”. Në atë periudhë Megan u transferua në Hollivud bashkë me të ëmën. Ishte vetëm 14 vjeç kur bëri tatuazhin e parë dhe pas dy vjetësh u dashurua me striptisten seksi. “Ajo punonte në një klub striptizmi në Bulevardin Sunset - rrëfen aktorja – dhe quhej Nikita. Ajo ishte një periudhë delikate sepse sapo isha ndarë nga i dashuri. Më pas pashë atë... m’u duk si engjëll. Për dy muaj i bëra shumë dhurata, dukesha si një mashkull që po i vardisesha. Ajo kishte një aromë kaq të mirë... vaniljeje. Kur përfundoi kuptova se ishte diçka e madhe. Tani të gjitha gazetat do ta mësojnë këtë histori dhe do të thonë se jam një lesbike si Lindsi Lohan. Ëhstë absurde sesi një fëmër nuk mund të çmojë një femër tjetër. Për shembull unë mendoj që ish-ylli pornografik Xhena Xhejmson është e mrekullueshme!”. Megan i ka idetë e qarta përsa i përket profesionit të saj si aktore: “Le të themi të vërtetën, skam shumë që kam filluar. Kam qenë pjesë e një filmi të famshëm por kjo s’do të thotë që jam shumë e talentuaraq sa të fitoj një Oskar. Dua të njihem për atë që jam nëpërmjet filmave që bëj. Edhe etiketimi si seks simbol nuk më përshtatet shumë”. Popullariteti luan shaka të këqia: “Të jesh e famshme që në moshën 22 vjeç më provokon një ndjenjë ankthi. Para se të marr pjesë në programe të ndryshme televizive, pij ndonjë qetësues. Një ditë më parë po haja një tortë me mollë dhe më vonë shikoj që në internet, ky ishte lajmi më i lexuar i ditës. Nuk kam fjalë të shprehem”.
50 Cent: “Jam më i famshëm se Eminem”
Reperi 50 Cent, ka kritikuar kolegun e tij, Eminem, se ai është një dështim pasi nuk udhëton rreth botës për të takuar adhuruesit e tij. Ylli i muzikës hip-hop, thotë se ai është artisti më i madh në botë i turneve të hip-hopit, pasi Eminemi refuzon të zhvillojë turne dhe për këtë mbetet mbrapa në karrierën e tij si këngëtar. “Unë jam artisti më i madh i turneve të hip-hopit në këtë periudhë. Eminemi është artisti më i madh i repit në botë, por unë jam artisti më i madh i turneve, pasi udhëtoj në të gjitha vendet”,- ka thënë 50 Cent. Reperi amerikan, në dhjetor të vitit të kaluar vizitoi edhe Prishtinën, duke u bërë kështu këngëtari më i madh i muzikës i cili ka performuar para publikut kosovar.
17 Shtator 2008