E Diel, 1 Nëntor 2026

Homoseksualizëm mes Bitellsave?



“Gjithçka që ti kërkon është dashuria”, këndonin Bitellsat, duke arritur dhe njërin nga sukseset më të mëdhaja të grupit nga Liverpuli. Është një këngë e shkruar nga John Lennon, por që tashmë thuhet se është kënduar për çiftin Lenon - Mçartney.
Kjo është një ide hedhur mbi marrëdhënien e dy muzikantëve, gjë që qarkullon në faqet e biografisë së Bitellsave “Jeta e John Lenon”, shkruar nga Filip Norman. Kjo është një biografi, e cila ka bërë që të ndikohet shumë mbi martesën e Yoko Onos dhe Mçartneyt. Sipas librit të gazetarit anglez, ekspert muzikor që është edhe autori i biografisë së famshme të “Fab Four”, John Lennon luftonte kundër një kompleksi të fortë ndaj Mçartneyt, tek i cili shihte diçka më tepër se një shok grupi. Ky variant ka nxitur tashmë entuziazëm në radhët e komuniteteve gay në Britaninë re Madhe dhe jashtë saj, e replika në anën tjetër. Gjithsesi, sipas biografisë në fjalë, Lennon dëshironte që të flinte me të ëmën. Këngëtari u vra në Nju Jork në vitin 1980, nuk mund të përfshihet totalisht në këtë histori pa një përfundim zyrtar. Gjithsesi, ende nuk mund të thuhet asgjë me saktësi se çfarë ka ndodhur realisht mes Bitellsave dhe ky varianti i dashurisë mes dy gjigantëve të grupit nuk e kalon cakun e hipotezës.
P. GROSI

17 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›