E Diel, 1 Nëntor 2026

OSSH, ndryshojnë kriteret e vlerësimit të ofertave

 

Këshilli i Ministrave ka miratuar dje disa ndryshime në kriteret e vlerësimit të ofertave, që do të paraqiten nga investitorët për blerjen e aksioneve të OSSH-së. “Vlerësimi i këtyre ofertave do të bëhet sipas kriterit kalon/nuk kalon, por duke parashikuar në këto shtesa dhe mundësinë e paraqitjes së ofertave teknike edhe me ‘ndryshime të kufizuara’ apo ‘ndryshime të hapura’”, thuhet në relacionin që i bashkëngjitet këtij projektvendimi. Ndërkohë për t’i dhënë më shumë kohë kompanive të parakualifikuara për të modifikuar ofertat e tyre në përputhje me ndryshimet e bëra së fundmi, zyrtarët e lartë të qeverisë kanë vendosur që tenderi për privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes të kryhet më 29 shtator. Privatizimi i këtij sektori do t’i jepte fund mosfaturimit të energjisë së konsumuar, si dhe do të përmirësonte ndjeshëm cilësinë e furnizimit me energji për konsumatorët. Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht 15 për qind e energjisë së konsumuar nuk faturohet ose e thënë ndryshe, nuk paguhet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›