Majer bën striptizë për modelen Heidi Klum
Duket se po ia kalon për mrekulli nën shoqërinë e mikeve të tij, edhe pse pas një kohe të shkurtër pas ndarjes nga aktorja Xhenifer Aniston. Këngëtari Xhon Majer ka bërë një striptizë befasues për modelen bukuroshe Heidi Klum. Këngëtari i famshëm i këngës, “Gravity”, i cili së fundmi është ndarë nga aktorja e serialit “Friends”, Xhenifer Aniston, është zhveshur dhe ka vallëzuar në një klub nate në Nju Jork përballë modeles gjermane.
Sipas të përditshmes njujorkeze, “News, burime të afërta me Klum, e cila është e martuar me këngëtarin Seal, kanë thënë se ajo po flirtonte me 30-vjeçarin Majer.
Keit Mos mendon të krijojë parfum me aromë benzine
Supermodelja britanike, Keit Mos, dhe vajza e saj Lila, kanë një sekret të vogël. Ato pëlqejnë aromën e avujve të benzinës.
Mbretëresha e pistave thotë se ajo dhe vajza e saj Lila, pesëvjeçare, janë adhurues të aromave të theksuara, sa që ajo është duke analizuar të krijojë një parfum të sajin me aromë benzine. “Më kujtohet që e kam pëlqyer këtë aromë që kur isha e vogël. Kam dëgjuar se është një prej erërave më të pëlqyera në botë, ndoshta është diçka që duhet ta analizoj për parfumin tim të ardhshëm”,- ka thënë modelja. “Ndonjëherë aromat natyrale janë më të mirat. Vërtet më pëlqen era e proshutës në mëngjes dhe ajo e kafesë. Për tu shqetësuar është që edhe vajza ime, Lila, e pëlqen erën e avujve të benzinës. Kur mbush automjetin, ajo gjithmonë thotë, ‘Mami, lëre derën hapur’,”,- shton Mos.
Rihana: “Ndihem shumë e vetmuar”
Rihana ka zbuluar anët negative të famës. Pas suksesit dhe të ardhurave të kënaqshme, këngëtarja ka kuptuar se në këtë periudhë ndihet e vetmuar pasi gjithmonë është duke udhëtuar. Përkundër spekulimeve se ajo po përjeton një lidhje dashurie me këngëtarin Kris Braun, këngëtarja e hitit “Umbrella” thotë se ajo nuk ka kohë për të dalë me dikë dhe se zakonisht qëndron e vetmuar në ndonjë dhomë hoteli. “Nuk është gjithçka mjaltë e sheqer. Kam pasur vetëm shtatë ditë pushim në 18 muajt e fundit. Angazhimet e mia janë të tepërta. Vazhdimisht e gjej veten të vetmuar në dhomat e hoteleve të qyteteve të panjohura. Nuk kam kohë për dashuri”,- ka thënë këngëtarja.
17 Shtator 2008