Banka shet fomularin e legalizimit 500 lekë copa
05/02/2005 Reagojnë këshilltarët demokratë të Bashkisë së Durrësit
DURRËS - Në morinë e problemeve të lindura me fillimin e procesit të legalizimit, këto ditë ka nxjerrë kokë edhe shuma që duhet të paguajnë qytetarët për të marrë mandatin nga një bankë, në kuadër të plotësimit të dokumentacionit. Ndonëse janë qindra qytetarë, të cilët kanë kundërshtuar të plotësojnë vetëdeklarimin e formularit për ndërtimet pa leje të bëra dhe tokën e zënë, derisa qeveria të deklarojë çmimin e tokës që ata duhet të paguajnë, janë shumë të tjerë që ankohen për tarifën e mandatit të prerë.
Flet shefi i kabinetit të kryebashkiakut, vepron banka
Konfuzioni i shkaktuar është bërë i ditur vetëm dje, pasi në bankën që ata kanë marrë mandatin një pjese të qytetarëve u është mbajtur 300 lekë (të reja), ndërsa të tjerëve 500 lekë (të reja).
“U kemi thënë qytetarëve se deri më dje duhet të paguanin 300 lekë, ndërsa në vijim ata detyrohen të paguajnë 500 lekë”, ka pohuar një nëpunëse e Procredit Bank, e cila nuk ka pranuar të identifikohet.
Nga ana tjetër, mësohet se Banka nuk ka në dispozicion një shkresë për ndryshim tarife. Megjithëkëtë mungesë shkrese zyrtare, mësohet se banka ka operuar dje, duke mbajtur nga 500 lekë për formularin, duke iu referuar deklarimit publik të një dite më parë të Indrit Putecit, shefit të kabinetit të kryetarit të Bashkisë së Durrësit.
Një ditë më parë, Puteci ka deklaruar se tarfia për formularin e legalizimit, do të jetë 500 lekë dhe kaq ka mjaftuar, që banka të plotësojë dje mandate të tjera nga ç’kishte prerë më parë.
“Ne pranojmë se kemi mbajtur edhe 500 lekë për mandate dhe ato janë arkëtuar”, shprehet nëpunësaj e bankës, e cila pranon se ka pasur edhe reagime të qytetarëve në këtë drejtim.
Edhe shkresa e bashkisë për tarifën, e jashtëligjshme
Ndërkohë, mësohet se edhe shkresa e bashkisë për tarifën e shërbimit, që duhet t’u mbahet qytetarëve, në masën 300 lekë, është cilësuar e jashtëligjshme.
Këshilltarët e PD, të Bashkisë së Durrësit, kanë pohuar se është e drejta e këshillit të bashkisë për të vendosur shumën që do të duhet të paguajnë qytetarët dhe këtë të drejtë ia jep ligji për funksionimin e qeverisjes vendore. Por ky këshill nuk është mbledhur, madje nuk është thënë se kur do të mblidhet, ndërkohë që banka vazhdon të mbajë të hollat e qytetarëve, duke zbatuar herë shkresën e bashkisë dhe herë duke u bazuar te deklarata e Putecit, saktësojnë këshilltarët e PD në Bashkinë e Durrësit.
Duke e cilësuar sjelljen e bashkisë, por edhe të bankës, si sjellje të ngjashme me pirmaidat financiare, këshilltarët bëjnë të ditur se e keqja e madhe qëndron në faktin se këshilli i bashkisë mund të vendosë një tarifë më të lartë sesa ajo që ka vendosur bashkia, apo sesa ajo që mban banka që pre ditës së djeshme. Në këtë rast, sipas tyre, këshilli nuk mund të shprehet për të detyruar qytetarët të bëjnë një pagesë të dytë.