E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nga Toptani, gropa e Ajdin Sejdisë deri te kullat

05/02/2005  Zhvillimi historik-arkitekturorë

Kulla e dytë e Tiranës mbi 20 kate do të ngrihet pranë momumentit të Kapllan Pashës. Aty pranë është dhe varri i tij monumental. Historia tregon se sundimi familjar, i familjes Bargjini, nisur nga Sulejman Barxhin Pasha zgjat nga viti 1614–1800. Sundimi familjar i Bargjinëve ndërpritet pasi, Ahmet Bargjini, nuk kishte djalë. Sundimin e merr Kapllan Toptani-Pasha. Katër vajzat e Bargjinëve martohen me katër djemtë e Kapllan Pashës. Qendra e Nënprefekturës Krujë-Tiranë kalon në Tiranë më 1807. Kapllan Toptani Pasha, sundimtar i Krujës, vdes më 1816. Sundimin e marrin përsëri Bargjinët e më pas Toptanët e me radhë. Ndërkohë vit pas viti ky shesh pëson ndryshime, duke reflektuar secilën kohë, nga ngritja e "Ushtarit të Panjohur", pallateve 9-katëshe, të socializmit, prishjes së Xhamisë së Sulejman Pashës dhe deri te "gropa e Ajdin Sejdisë" jo shumë larg saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›