Qendra, arkitektët konkurs për të dytën kullë 84 metra
05/02/2005 "Sundimtari" i kohëve të reja, pranë bustit të Kapllan Pashës, një tjetër kullë 84 metra
Sundimtari i Tiranës në 1800-ën, Kapllan Pasha, kurrë nuk e ka imagjinuar se në trojet e tij dikur do të ngrihej "një përbindësh", një kullë 85 metra e lartë. Aty do të jetojnë e flenë sëbashku kulla mbi 20 kate dhe Kapllan Pasha, monumenti i të cilit, aktualisht shërben për t'u rrotulluar makinat. Pra, për të rregulluar trafikun në kryqëzim. Në të njëjtin shesh tashmë do t'i gjesh të gjitha gjurmët e epokave. "Bijt e shekullit të ri" do të ngrenë dhe një 85 katësh.
Kulla 85 metra
Një tjetër kullë 85 metra e lartë do të ngrihet pranë monumentit të Kapllan Pashës, pranë "Ushtarit të panjohur". Konkursi Ndërkombëtar i paraqitjes së ideve për këtë projekt arkitektonik të kompleksit zhvillohet sot. Objekt i këtij konkursi është një kullë 85 metra e lartë, e lidhur me një kompleks urban 18.8 m dhe 12 metra të lartë. Për të do të konkurrojnë katër studio: Sadar Vuga nga Sllovenia, Architecture Studio, nga Franca, e cila ka përgatitur dhe planin urbanistik të qendrës së Tiranës si dhe Studio “51N4E” – Belgjikë dhe Atelier 4 nga Shqipëria. Konkursi do të gjykohet nga një juri ndërkombëtare me përfaqësues të sferës së arkitekturës bashkëkohore shqiptare e të huaj, përfaqësues të investitorëve dhe kryesohet nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.
Studimi
Studimi i Qendrës së Qytetit të Tiranës ka paraqitur vizionin për të pasur 5 kulla, secila me një lartësi prej 85 metrash, në të dy anët e Sheshit “Skënderbej” (në lindje dhe perëndim). Këto kulla formojnë një linjë imagjinare, e cila duhet të ndiqet në mënyrë të përpiktë; lartësia maksimale prej 85 metrash është një element unifikimi në këtë kompleks dhe si i tillë përbën një nga pikat fikse të këtij konkursi. Pozicionimi i tyre, i konceptuar që në studim si alternim i kullave në të dy anët e Sheshit “Skënderbej” për të mos e mbytur këtë hapësirë urbane me një mur të vazhdueshëm, por për të inkuadruar peizazhin, është një tjetër pikë fikse e konkursit. Një kërkesë tjetër e konkursit është drejtimi i fasadës kryesore nga Sheshi “Skënderbej”. Për sa i përket kompleksit urban lidhur me kullën, Studimi i Qendrës së Tiranës, përcakton një lartësi maksimale prej 18.8 dhe 12 metrash; konfigurimi urban i zonës është lënë i lirë për interpretim nga studiot, për të sjellë një risi më shumë në arkitekturën shqiptare. Një fakt i rëndësishëm, është se lartësia prej 18.8 metrash duhet të mbahet e njëjtë me lartësinë e Pallatit të Kulturës dhe Teatri i Operas dhe Baletit. Galeria, e cila në studim, është vendosur midis kullës dhe ndërtesës 18.8 m të lartë, është gjysmë publike dhe krijon një kalim të vazhdueshëm, të lidhur gjithashtu me galeritë e kullave të tjera gjatë orarit të hapjes së qendrës tregëtare.
Parku
Përballë kullës, nga do të jenë dhe hyrjet e saj, ku do të jetë dhe rrugica e këmbësorëve do të shtrihet një park. Në këtë zonë ndodhet edhe Monumenti i Varrit të Kapllan Pashës, një ndër objektet më të rëndësishme të pasurisë kombëtare shqiptare. Konkursi merr në konsideratë këtë prani të rëndësishme dhe e përfshin atë në zgjidhjen arkitektonike.