Në juri dhe Boeri, kritik i arkitekturës bashkëkohore
05/02/2005 Në jurinë e sotme do të jetë dhe botuesi i njërës prej revistave më prestigjioze të Arkitekturës në Evropë, revistës “Domus”, botuesi Stefano Boeri. "Një nga kritikët më të shquar të arkitekturës bashkëkohore, do të jetë nesër shumë i interesuar për zhvillimet që po ndodhin në Tiranë dhe për këtë qytet", tha kryetari i Bashkoisë, Edi Rama. Sipas tij, kjo është një sfidë për të gjithë ndërtuesit, pasi jemi në kohën kur duhet realisht të mendojmë për ndërtime të standardeve evropiane, nga pikëpamja e sigurisë, nga pikëpamja e cilësisë së mjedisit brenda tyre, nga pikëpamja e sistemeve me të cilat këto ndërtime funksionojnë. "Nga pikëpamja e një bashkëjetese sa më të organizuar dhe sa më të kulturuar, gjë që mungon në komunitetet e vogla të ndërtimeve shumëkatëshe të periudhës së tranzicionit", tha kryetari i Bashkisë, Edi Rama.