E Diel, 1 Nëntor 2026

Bankat, 2.5 miliardë lekë më pak kredi për biznesin

Biznesi po goditet gjithnjë e më shumë nga faktorët e krizës ekonomike. Treguesit e fundit nga Banka e Shqipërisë paraqesin një situatë aspak optimiste për ekonominë e vendit. Për herë të parë, pas shumë vitesh, kredia për ekonominë ka pësuar rënie në muajin qershor, me rreth 1.3 për qind. Këtë situatë, guvernatori Ardian Fullani e ka cilësuar si mjaft delikate, ndërsa theksoi gjatë javës se ulja e ritmit të rritjes së kreditimit është 5 herë në krahasim me vitin e kaluar. Sipas të dhënave, në fund të muajit maj, kredia që bankat kishin dhënë për ekonominë ishte 423.3 miliardë lekë, ndërsa në fund të qershorit ajo ra në 417.9 miliardë lekë. Rënia e kredisë ka përfshirë si biznesin ashtu dhe individët. Kredia për biznesin u ul me rreth 2.5 miliardë lekë në qershor, ndërsa ajo për individët ra me rreth 1 miliard lekë. Rënia e kreditimit mund të prekë rritjen ekonomike deri në 2 pikë përqindje.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›