E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venger: Patrik Vieira mund të rikthehet

Patrik Vieira mund të rikthehet të veshë bluzën e Arsenalit. Është vetë tekniku i "Topçinjve", Arsen Venger, ai që i hap derën francezit. "Rikthimi i Vieira është i mundshëm, por vendimi nuk është marrë. Duhet ta vlerësojmë situatën me kujdes. Patrik është një legjendë dhe e di që do të donte të rikthehej, shpjegon trajneri. Arsenali do të ishte zgjedhja e tij e parë. Edhe pse ka kaluar një periudhë të vështirë sezonin e fundit, ai është një lojtar i madh dhe një profesionist i madh, që jep gjithmonë 100 për qind në klubet ku luan".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›