Gripi i derrit, edhe 13 raste të dyshuara
Virusi i gripit të derrit sakaq është përhapur në vendin tonë, duke ecur ngadalë. Rastet e prekura janë në fazë të lehtë ose të mesme. Deri tani, asnjë rast i rëndë nuk është konfirmuar të ketë shfaqur komplikacione apo të ketë përhapur infeksionin te familjarët. Tetë rastet e konfirmuara me gripin e derrit nuk kanë shfaqur probleme të rënda. Ato janë mbajtur nën kujdesin dhe kontrollin e mjekëve, ndërkohë që Instituti i Shëndetit Publik ka deklaruar se pacientët e evidentuar janë trajtuar, janë ekzaminuar, ndërkohë që janë izoluar pranë ambienteve të shtëpisë së tyre. Ditën e premte, specialistët e Institutit të Shëndetit Publik kanë dërguar në Bukuresht, pranë laboratorit të referencës për ekzaminimet e kampionëve për Europën Juglindore, 10 tamponë të tjerë analizash, të cilat priten për t‘u konfirmuar nga laborantët rumunë. Bashkë me këto 10 përgjigje, shëndetësia shqiptare pret edhe relacionin përkatës për sa i takon 3 rasteve të tjera të dyshuara.
Analizat
Zyrtarisht, autoritetet shëndetësore kanë pohuar se konfirmohen deri ditën e premte, 8 persona të prekur me AH1N1, ndërkohë që dyshohet për 13 të tjerë. Analizat për personat e dyshuar janë dërguar në laboratorin e referencës për Europën Juglindore në Rumani dhe të hënën pritet përgjigjja zyrtare.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik, nga analizat e bëra në vendin tonë, rezulton se të 13 personat e dyshuar kanë rezultuar të prekur nga gripi i formës A, çka ka bërë që pacientët të marrin mjekimet e duhura, duke qenë se janë të dyshuar se janë mbartës të virusit AH1N1. Sipas ISHP-së harta e personave që dyshohen se janë prekur nga ky virus është shtrirë edhe në Sarandë dhe Vlorë, ku dhe fluksi i turistëve në këto ditë është i lartë. Të gjithë personat e prekur nga ky virus po trajtohen në shtëpi në dhoma të izoluara. Mjekimi me Tamiflu është përdorur vetëm për rastet të cilat kanë qenë më rëndë, por specialistët konfirmojnë se deri me tani të sëmurët janë të fazës së lehtë dhe mesatare, çka ka bërë që ata të trajtohen në shtëpi.
Dyshimet
Mjekët në të gjithë vendin, deri më tani, kanë marrë më shumë se 300 analiza, të cilat janë në proces verifikimi. Numri më i madh i personave të dyshuar i përkasin moshës 15 deri në 44 vjeç.
Pjesa më e madhe e personave të prekur nga virusi rezultojnë se vijnë në Shqipëri pas udhëtimeve nga shtete të botës. Numri i rasteve të mundshme tashmë është 13. Nga këto raste, 8 prej tyre janë paraqitur me shenja të sëmundjes menjëherë pas kthimit nga jashtë vendit, Mbretëria e Bashkuar dhe Rumania, 5 raste nuk referojnë udhëtime jashtë vendit apo lidhje epidemiologjike që të faktojë rrugën e infektimit.
Çdo ditë, në ISHP, përpunohen mostra të rasteve të dyshuara nga Tirana dhe rrethet e vendit. Laboratori i virologjisë në ISHP është pjesë e rrjetit europian të survejancës së gripit
dhe raporton çdo javë pranë këtij rrjeti.
Aktualisht në këtë laborator po analizohen mesatarisht mbi 30 mostra çdo javë. Në këtë laborator kryhet testi i imunofluoreshencës direkte dhe testi i shpejtë që japin përgjigjen paraprake të identifikimit të virusit brenda dy orësh.
Parashikimi
Shtator, mund të kemi kombinim të dy viruseve
Mbivendosja në organizmin e njeriut e dy viruseve të gripit, e përkeqëson më shumë gjendjen shëndetësore të të sëmurëve. Përvoja e vendeve të Hemisferës Jugore, ku tashmë është sezoni i gripit sezonal, ka treguar që vdekshmëria në rastet kur këto dy viruse janë mbivendosur në organizmin e njeriut ka kaluar 4 për qind, çka do të thotë që është një vdekshmëri shumë e lartë dhe duhet të na bëjë të ndërgjegjshëm që së paku për gripin sezonal ne të marrim të gjitha masat për ta parandaluar.
"Mënyra më e mirë për parandalimin është aplikimi i vaksinës ndaj influencës sezonale, veçanërisht për moshat e riskut, që janë fëmijët e vegjël, të sëmurët kronikë dhe të moshuarit mbi 65 vjeç", sqaroi lidhur me masat mbrojtëse infeksionisti Pëllumb Pipero.