Bankat: Do të mbështesim kredidhënien
26/03/2010 Ekonomia
Edhe bankat tregtare në vend konfirmojnë startin pozitiv gjatë muajve të parë të 2010-ës, si për nivelin e depozitave, ashtu dhe të portofolit të kredisë. Për drejtorin e Bankingut individual, pranë Bankës Tregtare Kombëtare, Cuneyt Eriguc, të dhënat e regjistruara gjatë këtij viti janë më të mira krahasuar me shifrat e 2008. Në prononcimin e dhënë dje për një televizion, Eriguc deklaroi se e mbështesim thirrjen e Guvernatorit Ardian Fullani për të mbështetur ekonominë shqiptare nëpërmjet kreditimit, ne jemi këtu për këtë qëllim. “Viti aktual ka nisur mjaft mirë, madje 2010 është më pozitive krahasuar edhe me 2008-ën, periudhë gjatë së cilës u regjistrua niveli maksimal në drejtim të kredidhënies. Ne theksojmë rëndësinë e dhënies së huas në monedhën vendase për të shmangur riskun e kursit të këmbimit. Mbështesim si kredinë individuale, ashtu edhe atë për biznesin apo Qeverinë", theksoi ai. Bankieri turk është i mendimit se edhe ato pak pasoja të krizës botërore që u reflektuan në Shqipëri janë venitur tashmë dhe se sipërmarrësit dhe qytetarët shqiptarë do të kërkojnë ndihmën e bankave për të financuar nevojat e tyre për likuiditet. Pozitive, shton Eriguc, është edhe rritja e depozitave sipas parashikimeve, çka krijon premisa për më shumë kredi për ekonominë. Për t’i dhënë frymëmarrje ekonomisë në vend, Guvernatori Fullani u kërkoi para dy ditëve bankave të nivelit të dytë që të lehtësojnë procedurat e kredidhënies.