E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futen në treg 2359 makina me zero km

Dogana

Edhe pse me numër të vogël, makinat me kilometrazh zero japin ndikim të konsiderueshëm në të ardhurat e buxhetit, krahasuar me makinat e përdoruara. Statistikat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tregojnë se në vendin tonë kanë hyrë gjatë vitit 2009, 2359 automjete (vetura) me kilometrazh zero, ndërsa në total janë zhdoganuar 30 mijë e 138. Të ardhurat sa i takon taksës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), përjashto taksën e mjedisit (karburantit dhe motorit), janë rreth 3 miliardë e 402 milionë lekë, ku vetëm nga makinat e reja u siguruan 914 milionë e 55 mijë lekë, ose gati 1/3 e totalit. Për vitin 2010, Ministria e Financave parashikon rritje akoma e më të madhe të të ardhurave, nisur nga drafti i propozuar për rritje të taksës së ndikimit në mjedis që shkaktojnë automjetet e përdorura. Tashmë me variantin e ri, që pret miratimin e qeverisë, koeficienti i përdorimit të makinës do të jetë 0.5/viti, nga norma aktuale që është 0.48 për 10 vjet e sipër.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›