Faturat e telefonit, debat mes Postës dhe Albtelekomit
Faturat e telefonisë fikse dhe mosdërgimi i tyre në destinacion, pra te qytetarët-klientë, ka hapur një debat publik mes Postës Shqiptare dhe Albtelekomit.
Drejtori i përgjithshëm i Postës Shqiptare, Arqile Gorea, deklaroi dje se nuk është faji i institucionit të drejtuar prej tij, që qytetarët nuk marrin faturat e Albtelekomit në shtëpitë e tyre. "Duke marrë shkas nga reagimet e qytetarëve në media për mosmarrjen e faturës së telefonit në shtëpi, tha Gorea, e ndiejmë për detyrë për të sqaruar klientët tanë dhe opinionin publik, të cilët prej 5 muajsh nuk përfitojnë shërbimin e marrjes së faturës së Albtelekomit në banesë, se ky kaos ka ardhur si pasojë e shkeljes së njëanshëm të kontratës nga Albtelekom që ka me Postën Shqiptare". Nga ana tjetër, në një qëndrim zyrtar, përfaqësuesit e kompanisë Albtelekom fajësojnë për këtë situatë vonesat e shkaktuara në shpërndarje nga Posta Shqiptare, ndërsa theksojnë se një pjesë të këtij shërbimi e kanë marrë vetë përsipër, ndonëse janë në fazat e para të këtij projekti dhe për pasojë mund të ketë edhe vështirësi.
"Si pasojë e mosshpërndarjes së rregullt dhe në mënyrë të përsëritur të faturave për abonentët e Albtelekomit nga ana e Postës Shqiptare, Albtelekomi ka ndërmarrë shpërndarjen e faturave edhe vetë, duke vendosur në plan të parë interesin e klientëve", thuhet në qëndrimin zyrtar të kompanisë. Ndërsa nuk mungon as premtimi që vjen nga kjo kompani për të ardhmen. "Për ofrimin e këtij shërbimi në një kohë sa më të shpejtë dhe sipas standardeve bashkëkohore, kompania ka investuar dhe vazhdon të investojë në këtë drejtim. Zbatimi i këtij projekti është në fazën e tij të parë, gjë që mund të ketë sjellë vështirësi në shpërndarjen e plotë të faturave për të gjithë abonentët tanë, por në të ardhmen shpërndarja e faturave do të realizohet në masën 100% dhe në kohë reale".
Në këtë linjë, kjo kompani ka bërë të ditur se mund ta ofrojë shërbimin e faturës edhe përmes postës elektronike. "Abonentët, që për një arsye apo për një tjetër nuk arrijnë të marrin në kohë shërbimin e faturës, mund ta marrin faturën përmes postës elektronike. Duke telefonuar në numrin 123, abonentët e Albtelekomit mund të lidhen me operatorët tanë dhe të regjistrojnë të dhënat e tyre, në mënyrë që shërbimi i faturës t‘u ofrohet përmes postës elektronike", theksohet në qëndrimin zyrtar të kompanisë turke.
Ndërsa kreu i Postës Shqiptare ka shtuar se ky institucion është i përgjegjshëm në të gjitha shërbimet ndaj klientëve. "Ne në përpjekjet tona po kërkojmë rrugë të reja për të krijuar sa më shumë shërbime, që qytetarëve shqiptarë, klientëve tanë vendas e të huaj, t‘ua lehtësojmë mënyrën e jetesës, duke kursyer kohën, paratë e duke ua bërë më komode në qendrat e tyre të banimit shërbimet tona", tha Gorea.
Që prej pesë muajsh, qytetarët ankohen se nuk i marrin faturat e telefonisë fikse në shtëpi, por detyrohen që të bëjnë ecejake në zyrat ku duhet të kryejnë pagesat.