Vendosi eksploziv në fabrikë, prangoset i riu
Policia arreston autorin e vendosjes së lëndës eksplozive në fabrikën e çimentos në Fushë-Krujë. Burime të policisë bënë të ditur arrestimin e 26 vjeçarit Detjan Zalla, nga fshati Zall. Ky person dyshohet të jetë autori i vendosjes së një sasie tritoli në këmbët e urës së transportierit të inerteve të fabrikës. Lënda eksplozive e modifikuar me sahat tavoline ishte lidhur me fije teli me kapsollën detonatore dhe si pasojë në njërën nga këmbët e urës dhe te kolona e hekurit të saj është realizuar shpërthimi, ndërsa në dy vendet e tjera sasia e eksplozivit nuk ka plasur dhe çaktivizimi është bërë nga njësia speciale e eksplozivëve e ardhur nga Tirana.