Gripi i derrit dhe katër raste të reja në Shqipëri
Gripi i derrit ka goditur sërish shqiptarët, por jo në nivelet e dyshuara nga autoritetet shëndetësore. Pas një vonese të gjatë, më në fund kanë mbërritur edhe përgjigjet e analizave nga Laboratori i referencës për Europën Juglindore në Rumani. Nga 16 raste të dyshuara që u dërguan për ekzaminim të mëtejshëm në këtë laborator, nga ana e Institutit të Shëndetit Publik rezulton se vetëm 4 raste kanë qenë të prekur nga virusi AH1N1 i gripit të derrit. Për 12 raste të tjera, dyshimi është rrëzuar, ndonëse u përcaktua se ata ishin prekur nga virusi i tipit A. Një analizë e tillë u krye paraprakisht në ISHP, por për shkak të rikonstruksionit të godinës, ky institucion nuk mundet të përcaktojë me saktësi edhe nëntipin e viruseve gripale.
Aktualisht numri zyrtar i të prekurve nga gripi i derrit në vendin tonë ka arritur në 12 persona. Tre prej tyre ishin të huaj. Ata ishin mes rasteve të para të konstatuara me këtë sëmundje. Ndërkohë që të gjithë të dyshuarit që më pas kanë rezultuar si të prekur nga virusi AH1N1 kanë shfaqur simptoma të lehta të sëmundjes dhe vetëm dy prej tyre janë trajtuar në kushte spitalore. Të tjerët morën mjekimet, duke qëndruar të izoluar në ambiente shtëpie. Tashmë, si të prekurit, ashtu edhe të dyshuarit për këtë lloj gripi, konsiderohen nga autoritetet shëndetësore si krejtësisht të shëruar.
Paralelisht me përgjigjen e analizave dhe konfirmimin e katër rasteve të reja me grip derri, ISHP bëri publike edhe situatën e fundit epidemiologjike nga ky virus i ri.
Në këtë vëzhgim, sërish theksohet fakti se forma e gripit të derrit në vendin tonë është e lehtë dhe në ndonjë rast mesatare. Nga ky virus, deri tani, nuk është shënuar asnjë viktimë. Të gjitha rastet kanë shfaqur temperaturë rreth 38 gradë, dhembje koke, dhembje fyti, kollë, dhembje muskulore dhe lodhje.
Por vonesat në përgjigjet e analizave për personat e dyshuar si të prekur me virusin e gripit të derrit A/H1N1 mund të rrezikojnë mjekimin në kohë me Tamiflu të pacientëve. Sipas mjekëve infeksionistë ky rrezik vjen për shkak të faktit se mjekimi duhet të nisë me patjetër brenda 48 orëve që nga fillimi i simptomave të para të këtij gripi. Në të kundërt, mjekimi nuk do ketë efektin e dëshiruar.
Sensibizilimi, por edhe frika nga kjo sëmundje, që është shndërruar në një kërcënim për mbarë botën, i ka detyruar edhe qytetarët shqiptarë që, në rastet kur vërejnë simptoma të gripit, t‘i drejtohen menjëherë poliklinikave apo urgjencave, për ekzaminime profesionale. Çdo ditë, ISHP merr kampione nga këto institucione si nga Tirana ashtu edhe nga rrethet e tjera të vendit për kryerjen e analizave që vërtetojnë më pas prezencën ose jo të virusit AH1N1.