Censusi, INSTAT: Gjithçka është gati

Edhe pse duhen të paktën edhe dy javë nga dita e fillimit të censusit apo regjistrimit të popullsisë dhe banesave tashmë thuajse çdo gjë është gati.
Elda Kapllani menaxhere në regjistrimin e popullsisë dhe të banesave u shpreh se rreth 70 e materialeve që do përdoren janë shpërndarë nëpër komuna.
Ndërkohë që shuma që është vënë në dispozicion për këtë proces është rreth 14 milion euro. INSTAT së shpejti pritet që të nisë edhe një projekt për informim të qytetarëve në lidhje me censusin.