Bankat greke drejt kolapsit, kërkojnë ndihmën e qeverisë
09/04/2010 Grekët tërheqin 10 miliardë euro depozita dhe i dërgojnë në Qipro dhe Luksemburg
Katër nga bankat më të mëdha të Greqisë kanë kërkuar ndihmën e qeverisë duke shkaktuar frikë mes investitorëve dhe duke e zhytur vendin më thellë në krizë. Ministri grek i Financave, Jorgo Papakonstantinu, tha se bankat kishin kërkuar fonde emergjence prej miliarda dollarësh thjesht si një masë parandaluese. Ndërkohë vetë bankat kanë njoftuar se kishin humbur një numër të madh klientësh në dy muajt e fundit. Sipas këtyre të dhënave, rezulton se këto banka i kanë kërkuar shtetit një ndihmë prej të paktën 15 miliardë eurosh, e cila do të jetë si garanci shtetërore, pasi vetëm gjatë këtyre muajve të fundit qytetarët grekë kanë tërhequr nga bankat e tyre dhe kanë depozituar në Qipro dhe në Luksemburg rreth 10 miliardë euro ose rreth 4.5 për qind të totalit të depozitave. Sipas ministrit të Financave, George Papaconstantinou, bankat greke kanë vendosur të përdorin fondet e mbetura nga paketa speciale e ndihmës, duke iu referuar kështu planit prej 28 miliardë eurosh, nga të cilat janë ende në dispozicion 17 milionë euro. Megjithatë, kërkesa e tyre për ndihmë i shqetësoi investitorët, të cilët shitën aksione të këtyre bankave dhe kjo shkaktoi rritjen e kostos së huasë për këtë vend të përfshirë nga problemet financiare. Greqia po zbaton një plan shkurtimesh për të ulur deficitin buxhetor dhe po përpiqet të gjejë fonde për të paguar këstet e kredive që kapin 70 miliardë dollarë. Ekspertë të Fondit Monetar Ndërkombëtar ndodhen në Greqi ku po këshillojnë zyrtarët e financave se si të venë në zbatim disa nga reformat e vështira. Fakti për situatën e rënduar që po kalojnë bankat greke, të cilat kanë edhe filialet e tyre në Shqipëri konfirmohet edhe një raport i ditëve të fundit të Citigroup, i cili flet për 11 miliardë euro humbje për katër banka greke. Raporti në fjalë analizon pikërisht gjendjen e bankave, që rezultuan me një rënie të ndjeshme në bursa. Kështu, u shënua një rritje e mëtejshme prej 60 miliardë eurosh nga humbjet që kërcënojnë 17 prej bankave perëndimore huadhënëse. Në vendin e gjashtë, e llogaritur ndër këto humbje, ose 10 871 miliardë euro, përfshihen të paktën tre banka greke që janë Banka Kombëtare Greke, Eurobank, Piraeus Bank, që kanë dhënë kredi për 67 miliardë euro në vendet e Ballkanit. Kjo shumë është e barabartë me 27 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto të Greqisë. Ndërkohë nga analistët dhe bankierët grekë këto shifra konsiderohen si një nga rreziqet më të mëdha të tregut.