Titulli me larg Milanit pas humbjes me Fiorentinen
Milan pësoi një humbje të rëndë në fushën e tij nga Fiorentina, me rezultatin 2-1 duke i dhënë një goditje të fortë shpresave për të ruajtur titullin kampion në Serinë A italiane. Ndonëse kaluan të parët në epërsi me një penallti të shënuar nga Zllatan Ibrahimoviç, sërish kuqezinjtë nuk arritën të kishin ritmin e duhur dhe të mbanin avantazhin.
Në nisje të pjesës së dytë vendasit pësuan golin e barazimit shënuar për Fiorentinën nga malazezi, Jovetiç dhe nuk patën këmbë për të shënuar një gol tjetër. Në të kundërt, ishin miqtë që goditën në minutën e parafundit me anë të Amaurit duke marrë 3 pikë tepër të vlefshme në luftën për të mos rënë nga kategoria.
Kaljari dhe Interi dolën barazim 2-2, ndërsa Roma pësoi një humbje të thellë 4-2 në Leçe, madje duke qenë në dizavantazh deri në 4-0.
Në ndeshjet e tjera, Udineze fitoi 3-1 ndaj Parmës, Siena triumfoi 2-1 në fushën e Atalantës, Kievo mundi 3-2 Katanian dhe Novara barazoi 1-1 me Xhenoan.