E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bankat kërkojnë fonde për rajonin

Nëntë banka të mëdha kanë apeluar për më shumë fonde nga Banka Qendrore Evropiane në drejtim të zgjerimit të likuiditetit për pjesën qendrore dhe lindore të Evropës. Apelin e inicioi një ndër bankat më të mëdha në Austri, ndërsa krahas saj janë edhe bankat italiane, franceze, gjermane dhe suedeze. Një pjesë e bankave që kanë kërkuar ndihmë operojnë edhe në Shqipëri. Këto banka konsiderojnë se mjetet financiare për nxitjen e likuiditetit dhe për përmirësimin e aktiviteteve të ndërsjella nuk do të duhet të jenë të kufizuara vetëm në anëtaret e reja të BE-së, por duhet t`u ofrohen edhe shteteve jashtë bllokut 27 anëtarësh. "Pesëdhjetë vjet luftuam që rajoni të dalë nga komunizmi, ndërsa tani kur kemi ekonomi të lirë të tregut, nuk mund t`i lëmë këto shtete vetë në kohëra jashtëzakonisht të vështira", deklaroi drejtori ekzekutiv i një banke në Austri, Herbert Stepiq. Kjo deklaratë vijoi pasi Komisioni Evropian publikoi parashikimet më të reja, me të cilat pritet që GDP-ja në Bashkimin Evropian në vitin 2009 të zvogëlohet për 1,8 për qind.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›