Bankat ndiejnë krizën, përgjysmohen fitimet
Autori i Lajmit: Silvana Balliu
Reduktohet ndjeshëm norma e fitimeve të bankave të nivelit të dytë në Shqipëri gjatë 3-mujorit të dytë të vitit 2009. Shoqata e Bankave publikoi “Treguesit Kryesorë Financiarë të Sistemit Bankar Shqiptar” për periudhën prill-qershor 2009. Duke iu referuar statistikave, fitimi neto i bankave që kanë dorëzuar të dhënat është 1,034,276,771 lekë. Por nëse e krahasojmë këtë shifër me periudhën janar-mars 2009, shihet se ka një ulje në më shumë se 50 për qind të normës së fitimit. Konkretisht, bankat patën fitim neto në 3-mujorin e parë të këtij viti 2,375,344,334. (Për më shumë, shih tabelat për dy tremujorët e këtij viti.) Gjithsesi, nuk kanë dalë statistikat e plota për të gjitha bankat: pasi: Banka Popullore, Banka Kredins, Banka Kombëtare Greke dhe Pro Credit nuk kanë dorëzuar ende të dhënat zyrtare për normën e fitimit neto. Pak ditë më parë, BSH-ja publikoi gjendjen e kredive dhe depozitave për muajin gusht. Të dhënat flasin për një ulje të ndjeshme të dy komponentëve. Po ashtu, raportohet për rritjen e kredisë së keqe, gjë që po vë në vështirësi sistemin bankar në këtë periudhë.
Në bazë të të dhënave zyrtare të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, vihet re se 6 prej bankave të nivelit të dytë për tre muaj me radhë (prill-qershor) janë karakterizuar nga tregues negativë
Fitimet neto të bankave për tremujorin e dytë të vitit kanë shënuar një rënie të konsiderueshme. Sipas të dhënave të fundit zyrtare të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, fitimet në total të 16 bankave të nivelit të dytë që operojnë në vendin tonë janë rreth dy herë më të ulëta krahasuar me një vit më parë. Kjo dëshmon për një situatë gjithmonë e më të vështirë në këtë sektor, e cila vijon të jetë konstante gjatë gjithë vitit 2009, si pasojë e krizë ekonomike. Në bazë të të dhënave, rezulton që fitimi i përgjithshëm neto i bankave për muajt prill-qershor 2009 të jetë rreth 11 milionë dollarë, ndërkaq që ai kulmativ llogaritet në vlerën e rreth 20 milionë dollarëve. Në bazë të të dhënave zyrtare të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, vihet re se 6 prej bankave të nivelit të dytë për tre muaj me radhë (prill-qershor) janë karakterizuar nga tregues negativë. Në këtë pikë, rënia e fitimit ka sjellë edhe përkeqësimin e treguesve ROA (kthyeshmëria nga aktivet-raporti i fitimit neto me aktivet mesatare) dhe ROE (kthyeshmëria nga kapital-raporti i fitimit neto mbi kapitalin). Këta tregues janë ulur nën 1 për qind, duke dëshmuar për humbje në të ardhurat totale të sistemit bankar. Një situatë e tillë diktohet si pasojë e rritjes së kredive të këqija, fenomen i cili është rritur veçanërisht gjatë këtij viti, duke ndikuar negativisht në fitimet e disa prej bankave. Niveli i kredive problematike ka shënuar rritje të vazhdueshme, duke shënuar së fundmi rreth 9 për qind pjesë të portofolit të kredive. Kjo gjë ka sjellë rënie të fitimeve në total të bankave të nivelit të dytë. Kështu, për disa prej bankave, niveli më i ulët i treguesit ROA është -3.52 për qind dhe për treguesin ROE është -31.23 për qind. Tregues të tillë përfaqësojnë nivele ekstreme për aktivitetin e bankave, megjithatë kjo situatë mund të ndryshojë gjatë vitit.
Rënia e portofolit të kredive
Rënia e portofolit të kredive që bankat kanë dhënë, si edhe rritja relative e numrit të kredive të këqija ka bërë që ato të kenë bilance më të rënduara dhe fitime më të ulëta. Prej pak ditësh, në të gjitha bankat e nivelit të dytë ka nisur të rriten komisionet bankare që ato marrin për çdo transaksion që bën biznesi. Kjo është bërë vetëm që fitimet të mund të kthehen në nivelin e mëhershëm. Në bazë të ligjeve shqiptare, çdo subjekt biznesi duhet të kalojë nëpërmjet bankave 90 për qind të të gjithë parave të tij, të cilat i përdor për shitblerje mallrash, pagesa pagash apo detyrimesh etj. Të gjithë këto transaksione janë të detyruar të paguajnë një komision, ose e thënë ndryshe, një taksë që e mban banka për shërbimin që ofron. Vlera e saj është rritur dhe mesatarisht ka shkuar në mbi 2,5 për qind, gjë që do të thotë se për 90 për qind të parave të biznesit, bankat janë duke marrë fitime të mëdha. Ndërkaq, komuniteti i bizneseve vendas ka deklaruar se do t i kërkojë qeverisë që të ndryshojë ligjin dhe të mos detyrojë biznesin të kalojë nëpërmjet bankave 90 për qind të parave, pasi kostoja është shumë e lartë dhe ai nuk ka mundësi të paguajë para në këtë mënyrë.
Treguesit
Në bazë të të dhënave zyrtare të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, vihet re se 6 prej bankave të nivelit të dytë për tre muaj me radhë (prill-qershor) janë karakterizuar nga tregues negativë. Në këtë pikë, rënia e fitimit ka sjellë dhe përkeqësimin e treguesve ROA (kthyeshmëria nga aktivet-raporti i fitimit neto me aktivet mesatare) dhe ROE (kthyeshmëria nga kapital-raporti i fitimit neto mbi kapitalin.
Të dhënat për periudhën janar-mars
Nr BANKAT Fitimi Neto (ne LEK)
Tremujori në % Kumulativ
Alpha Bank – Dega në Shqipëri 237,102,289 237,102,289
Banka Kombëtare Tregtare 89,746,951 89,746,951
BankaPopullore (68,214,044) (68,214,044)
Banka Credins 352,208,000 352,208,000
Banka e Kreditit të Shqipërisë (44,127,485) (44,127,485)
Banka Emporiki – Shqipëri (33,266,165) (33,266,165)
Banka e Parë e Investimeve (15,774,692.0) (15,774,692)
Banka Intesasanpaolo - Shqipëri 399,445,589 399,445,589
Banka Ndërkombëtare Tregtare - -
Banka Italiane e Zhvillimit (BIS) 3,164,812 3,164,812
Banka Kombëtare e Greqisë – Shqipëri - -
Banka ProCredit (55,696,582) (55,696,582)
Banka Raiffeisen – Shqipëri 1,399,359,323 1,399,359,323
Banka Tirana 119,625,000 119,625,000
Banka Union (14,921,314) (14,921,314)
Banka e Bashkuar e Shqipërisë 6,692,651 6,692,651
TOTAL 2,375,344,334 0% 2,375,344,334
Të dhënat janë marrë nga Shoqata e Bankave
TË DHËNAT PËR PERIUDHËN PRILL – QERSHOR
Bankat Fitimi Neto (në lekë)
Tremujori në % Kumulativë në %
Alpha Bank – Albania 41,610,605 278,712,894
Banka Kombëtare Tregtare 113,265,743 203,012,694
Banka Popullore
Credins Bank
Credit Bank of Albania (6,079,582) (50,207,067)
Emporiki Bank – Albania (238,357,256) (648,259,826)
First Investment Bank– Albania (34,811,051) (120,106,601)
Intesasanpaolo Bank Albania 495,681,112 565,797,353
International Commercial Bank
Italian Development Bank (39,121,384) (67,875,484)
National Bank of Greece – Albania
ProCredit Bank
Raiffeisen Bank – Albania 698,276,993 1,507,852,784
Tirana Bank 39,301,000 158,926,000
Union Bank (7,934,907) (22,856,221)
United Bank of Albania (27,554,501) (20,861,850)
Totali 1,034,276,771 -100% 1,784,134,677 - 100%
Ky lajm është publikuar: 30/09/2009