Klosi: “Fitorja e Ramës konfirmoi edhe mbështetjen për bojkotin”
Autori i Lajmit: red.
Sekretari organizativ i Partisë Socialiste, njëkohësisht deputeti i saj, Blendi Klosi, pohoi dje se zgjedhjet e ditës së shtunë, nuk zgjodhën vetëm Kryetarin e Partisë Socialiste për 4 vitet e ardhshme, por në të njëjtën kohë, konfirmuan në mënyrë plebishitare qëndrimin e socialistëve dhe socialisteve në mbështetje të marrëdhënies së kushtëzuar me Parlamentin për aq kohë sa nuk zbardhet e vërteta e 28 Qershorit. Sipas tij, Partia Socialiste e Shqipërisë është më se e vendosur në marrëdhënien e saj të kushtëzuar me Parlamentin për aq kohë sa mazhoranca nuk na siguron të drejtën tonë legjitime për të zbardhur të vërtetën e 28 Qershorit. “Edhe pse kanë kaluar javë nga parashtrimi i kërkesave tona, kryeministri vazhdon të heshtë. Sot kërkesa jonë për zbardhjen e së vërtetës që mbahet mbyllur në kutitë e votimit, është e qartë për të gjithë shqiptarët. Ajo është një kërkesë e drejtë, kushtetuese, në mbështetje të ligjit, që kërkon të mbyllë përfundimisht kalvarin e zgjedhjeve të manipuluara në vendin tonë”, - u shpreh Klosi. Shkalla e manipulimit të zgjedhjeve po faktohet dita-ditës, tha ai, jo vetëm nga opozita, por edhe nga investigimi i pavarur i medias. “Hetimi që ne kërkojmë, për të zbardhur të vërtetën e 28 Qershorit, është vendosmëria jonë që zgjedhjet e ardhshme të jenë zgjedhje të standardeve të vendeve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, të jenë të lira dhe të ndershme, ku ligji të mbizotërojë mbi pushtetin dhe askush të mos guxojë të dalë mbi të”, - theksoi Klosi.
Ky lajm është publikuar: 30/09/2009