Takimi Berisha-Obama, Shtëpia e Bardhë publikon fotot
Autori i Lajmit: red.
Pritja
Është bërë publike dje nga Shtëpia e Bardhë, fotografia e takimit privat mes Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama dhe bashkëshortes së tij, Mishele, me Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe bashkëshorten e tij, Liri Berisha. Takimi u zhvillua gjatë pritjes private në Nju-Jork, ku Berisha ndodhej për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Pritja ka qenë private nga çifti presidencial amerikan dhe për këtë shkak media nuk u lejua të fiksojë imazhe televizive apo foto. Por vetë Shtëpia e Bardhë i bëri dje publike fotot në fjalë. Gjatë ceremonisë private, kryeministri Berisha ka thënë se i ka kërkuar presidentit Obama të realizojë një vizitë në Shqipëri, çka duket të jetë pritur pozitivisht nga shefi i Shtëpisë së Bardhë.
Samiti
Kryeministri Sali Berisha ftoi Presidentin e Shteteve te Bashkuara të Amerikës për të vizituar Shqipërinë. Kjo ftesë iu bë Obamës gjatë takimit që kryeministri Berisha zhvilloi me të, në pritjen gala të organizuar nga Presidenti i SHBA-së dhe bashkëshortja e tij, në "Metropolitan Museum of Arts", në Nju-Jork. “Ju zoti President, do të gjeni kombin më miqësor ndaj kombit amerikan, ndaj vendit tuaj dhe ndaj jush dhe unë shpresoj shumë që ju të vini në vendin tim”, - ka pohuar Berisha gjatë takimit me Obamën, duke theksuar se shqiptarët do ta prisnin me padurim një vizitë të tillë. Nga ana e tij, në lidhje me ftesën e Berishës, presidenti Obama tha se do të shikonte me shumë kënaqësi mundësinë e një vizitë në Shqipëri. Mishel Obama, gjithashtu, u shpreh se ajo e priti me shumë kënaqësi këtë ftesë për të vizituar Shqipërinë dhe se do të nxiste bashkëshortin e saj, që ta realizonte një vizitë të tillë. Gjatë takimit të shkurtër dhe të përzemërt, mes kryeministrit Berisha dhe Presidentit të SHBA-ve, Obama gjeti rastin të shprehte mbresat më të mira që i kishin lënë shqiptarët që kishte takuar më parë në jetën e tij. Sipas Obamës, në Çikago, ku ai kishte punuar për një kohë, kishte pasur rastin të takohej e të punonte me disa shqiptarë dhe kishte mbresat më të mira nga kontakti me ta. Takimi i Kryeministrit me Presidentin amerikan, u zhvillua në kuadër të pritjes që Obama dha në Nju-Jork për të gjithë krerët e shteteve dhe të qeverive, të cilët marrin pjesë në sesionin e 64-t të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Pritja zgjati për rreth 2 orë dhe kryeministri Berisha e shfrytëzoi për të takuar personalitete të larta botërore. Në takimin me këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të presidentit Obama, gjeneralin Xhejms Xhons, u diskutuan gjithashtu marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, si dhe zhvillimet në Shqipëri.
Ky lajm është publikuar: 30/09/2009