Cërvenkovski: “Enciklopedia nxit ndarje e tensione”
Autori i Lajmit: red.
Ish-presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, ka dënuar Akademinë e Shkencave si dhe qeverinë e Maqedonisë pas publikimit të enciklopedisë, e cila fyen rëndë shqiptarët. Sipas tij, enciklopedia nuk është një libër i thjeshtë, dhe Akademia e Republikës së Maqedonisë nuk është një organizatë joqeveritare. Cërvenkovski akuzon krerët më të lartë të shtetit, Gruevskin dhe Ivanovin, si promovues të enciklopedisë. Ish-presidenti i Maqedonisë kërkon përgjegjësi nga njerëzit e parë të Akademisë së Maqedonisë, “pasi disa pjesë në enciklopedi nxisin ndarje dhe tensione brenda në shoqëri dhe na konfrontojnë me miqtë tanë të jashtëm. Vlerësoj se për një projekt, i cili është botuar nga ana e Akademisë, pa dyshim, përgjegjësi mbajnë bartësit kryesorë, njeriu i parë i Akademisë dhe bordi i redaktorëve”, - deklaroi Branko Cërvenkovski. Ai tha se projekti është financuar nga Qeveria e Maqedonisë dhe është promovuar nga kryeministri Nikolla Gruevski dhe presidenti Georgi Ivanov, prandaj sipas tij, nuk lejohet që këta dy persona të mos kenë qëndrim lidhur me këtë çështje. Cërvenkovski theksoi se Qeveria të mos mendojë që forcat e errëta për të cilat ka folur, t i kërkojë tek opozita.
Ky lajm është publikuar: 30/09/2009