E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fratini: “Shqipëria, përgjigje pozitive për statusin”

Autori i Lajmit: red.
Brenda Presidencës së Suedisë, Shqipëria duket se do të marrë përgjigje në lidhje me kërkesën për anëtarësim në BE. Shpresat jepen si nga Kryeministri i Suedisë, vend i cili ka Presidencën e radhës së BE, ashtu edhe nga ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini. Kryeministri suedez, Frederik Rainfeld, ka pranuar se brenda familjes evropiane ka diskutime lidhur me zgjerimin. Rainfeld është optimist se gjatë këtij viti do t i jepet përgjigje kërkesës së Shqipërisë dhe do të hapen negociatat për anëtarësimin e Kroacisë. Ai shprehet se nuk ka pengesa që kjo të bëhet e mundur. Ndërkohë, ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini, jep garanci se Italia do të vazhdojë të jetë një avokate e fortë për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e integrimit evropian, ndërsa shton se kërkesa e vendit tonë është e mundur që të shqyrtohet brenda një kohe të shkurtër. “Politikisht, vendet anëtare të BE-së kanë dhënë miratimin e tyre edhe për liberalizimin e vizave, - tha Fratini, - por mbeten përgjigje për disa çështje teknike, për të cilat besoj se Shqipëria do t i përgjigjet së shpejti dhe shpresoj të përkthehen në rezultate konkrete para fundit të vitit”.
Ky lajm është publikuar: 30/09/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›