Bosh dhe Lohan kundërshtojnë deklaratat e Ramës për rinumërim të votave
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Deri tani janë ndjekur të gjitha rrugët ligjore për sa u përket zgjedhjeve të 28 Qershorit, rezultatet përfundimtare të publikuara më 1 gusht, dhe finalizimi ligjor i gjithë këtij procesi”
Ndërkombëtarët vijojnë thirrjet e tyre për rikthimin në Parlament të opozitës. Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Robert Bosh, dhe ai i Komisionit Evropian në Tiranë, Helmut Lohan kanë reaguar dje ndaj bojkotit të Partisë Socialiste. Gjatë një takimi me zëvendëskryeministrin Ilir Meta, ambasadori Bosh tha se Kuvendi është vendi i duhur për debatin politik. Ai i bëri thirrje mazhorancës që të bashkëpunojë me opozitën në Parlament. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe ambasadori i delegacioni evropian në Shqipëri, Helmut Lohan. Ky i fundit, në të njëjtën linjë me Bosh tha se Kuvendi është vendi i duhur për të pasur bashkëpunimin politik. Ambasadori ishte i pranishëm në një seminar për pastrimin e parave dhe krimin ekonomik, zhvilluar në Durrës.
Thirrja
Ambasadori Bosh ka dalë dje kundër vendimit të Ramës për të bojkotuar Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa ka pohuar se janë ndjekur të gjitha rrugët ligjore për këtë proces. “Në këndvështrimin tim deri tani janë ndjekur të gjitha rrugët ligjore për sa u përket zgjedhjeve të 28 Qershorit, rezultatet përfundimtare të publikuara më 1 gusht, dhe finalizimi ligjor i gjithë këtij procesi”, - tha ai lidhur me kërkesën e opozitës për rinumërimin e votave në disa zona. Gjithsesi, ai shprehu gatishmërinë për të kontribuar në këtë proces. “OSBE shpreh dhe një herë vullnetin e saj për të mbështetur Shqipërinë drejt integrimit në Bashkimin Evropian, dhe nëse na kërkohet, ne jemi të gatshëm të mbështesim si Qeverinë, ashtu dhe opozitën për përmirësimin e standardeve zgjedhore, po i gjithë ky proces zhvillohet me një opozitë brenda Parlamentit dhe jo jashtë tij”, - deklaroi Bosh. Sipas tij, vetëm Kuvendi është vendi i duhur për bashkëpunim politik, ku Qeveria dhe opozita duhet të bashkëpunojnë mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet. “Opozita duhet të marrë pjesë në Parlament, pasi për të zbatuar rekomandimet e raportit të ODIHR-it ajo duhet të jetë pjesë e Parlamentit. Ne presim për një bashkëpunim të mëtejshëm dhe besojmë se kjo do të jetë gjithnjë e më e fuqishme me mbështetjen e zotit Meta”, - tha ambasadori i OSBE-së. Duke shprehur gatishmërinë për të mbështetur vendin tonë, ambasadori Bosh uroi që Shqipëria t i bashkohet Evropës sa më shpejt që të jetë e mundur. Edhe ambasadori Lohan deklaroi dje nga Durrësi se debati i vërtetë politik duhet të zhvillohet vetëm brenda dyerve të legjislativit. “Duhet t i jepni mesazh botës së krimit se jeni duke i luftuar”, - deklaroi ndër të tjera ambasadori.
Ky lajm është publikuar: 30/09/2009