Bankat në Shqipëri, institucion besimi
Autori i Lajmit: red.
Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Ballkan”, Artan Hoxha, analist ekonomik dhe Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Studimeve Bashkëkohore sqaron detaje për efektet e krizës financiare në Shqipëri. Hoxha flet edhe për sigurinë që orfojnë bankat në vend.
Z. Hoxha, viti 2009 hyri me shumë diskutime dhe shqetësime për të ardhmen ekonomike të vendit. Ju si e parashikoni ekonominë shqiptare për këtë vit? A do të mund të bazohet ajo tek performanca e vitit që sapo shkoi?
Mendoj që viti 2009 do të jetë në rastin më të keq një vit me rritje mesatare ekonomike. Besoj se vlerësimet më shumë se konservatore të Fondit Monetar Ndërkombëtar për një rritje ekonomike prej 3.5-4.5 përqind në vitin 2009, si pasojë e efekteve të mundshme të krizës botërore mbi ekonominë shqiptare përbëjnë një pikë orientuese për të gjitha analizat tona që duan të mbesin objektive.
Rritja e mbarë ekonomike në nivelet sipas Institutit Kombëtar të Statistikave prej 9-10 përqind e vitit 2008 nuk është rezultat vetëm i kombinimit rastësor të faktorëve mbështetës, të tillë si faktorët natyrorë(për shembull, rreshjet që ndihmuan kapërcimin e krizës energjitike). Ajo është edhe rezultat i faktorëve të programuar, të tillë si përmirësimi i mjedisit të biznesit, lehtësimi i barrës fiskale, shëndeti i mirë i sistemit bankar dhe investimet masive publike. Në këtë mënyrë, për këtë vit, ecuria pozitive e faktorëve të programuar, por edhe supozimi që faktorët rastësorë do të ndikojnë po aq pozitivisht sa ndikuan vitin që kaloi, do të bëjnë që fuqia e brendshme e sistemit ekonomik shqiptar të prodhojë një rritje të tillë që të përballojë frenimin e importuar nga kriza dhe të garantojë një rritje ekonomike neto të vlerësueshme për vitin 2009.
Megjithatë, larg llogjikës dhe analizave ekonomike, publiku, qytetarët e thjeshtë ndihen të shqetësuar për të ardhmen ekonomike të tyre. Cili do të ishte mesazhi juaj për ta?
Mesazhi im është se shqetësimi i tyre është njerëzor. Provokimi mediatik që ata pësojnë do të thosha se është çnjerëzor dhe i papërgjegjshëm. Gjithsesi, çdo konsumator dhe çdo biznesmen duhet të marrë vendimet më të mënçura në rrethanat e vitit 2009?
Cilat do të ishin, sipas jush disa nga këto vendime?
Për qytetarët, ata duhet të prioritizojnë shpenzimet, të rrisin kursimet dhe t i depozitojnë ato nëpër banka. Për biznesmenët, të evitojnë nisma me risk tepër të lartë dhe të përpiqen të optimizojnë kapitalin dhe punën.
Ju përmendët bankat. A janë të sigurta bankat tek ne?
Bankat janë institucione besimi. Në rast se për shkak të një provokimi apo një frike të paarësyeshme ne humbasim besimin tek bankat, atëhere ato nuk mund të mbijetojnë. Është besimi ynë që ruan kursimet tona. Në vetvete, sistemi bankar është i mirëmenaxhuar dhe i mirëmbikqyrur. Ne duhet t i ruajmë bankat nga paniku ynë, veçse nga paniku ynë.
Ky lajm është publikuar: 07/01/2009