Filologjiku, Part-Time, 100 kuota shtesë për çdo degë
Autori i Lajmit: Marsela Xibraku
Universiteti i Tiranës pret tashmë vendimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për miratimin e 100 kuotave shtesë për çdo degë në fakultetin e Histori-Filologjisë.
Burime konfidenciale brenda Rektoratit bëjnë me dije se një vendim i tillë do të merret brenda javës.
Ankesat
Pas publikimit të emrave të fituesve në sistemin me kohë të pjesshëm në datën 5 janar, në të gjitha degët që e pranojnë një sistem të tillë, kanë nisur edhe ankesat nga aplikantët që nuk kanë dalë fitues të fazës së parë. Rregullat dhe pranimet kanë qenë të ndryshme për çdo fakultet, gjithashtu edhe numri ka qenë i kufizuar. Kjo gjë ka lënë pakënaqësira dhe vetë aplikantët jofitues shprehen se numri i udhëzuar nga Ministria e Arsimit ka qenë i vogël në krahasim me kërkesat më të shumta në numër. Shpresa e tyre e vetme mbeten shpallja e këtyre kuotave të reja, të cilat nuk do ia hiqnin të drejtën për të patur një arsim të lartë. Shumë nga aplikantët e kanë si program të parë, ndërsa të tjerët e kanë zgjedhur sistemin me kohë të pjesshëm për të pasur një fakultet të dytë. Si kriter për numrin e pranuesve në të gjitha fakultetet ishte mesatarja, vetëm në Fakultetin e Shkencave të Natyrës ky kriter nuk u aplikua, pasi kërkesat ishin tepër të ulëta në krahasim me kuotat. Në Fakultetin e Filologjisë në degën e Gjuhë-Letërsisë numri i aplikantëve ishte 348, ndërsa fitues u shpallën vetëm 120, nga të cilët 13 fitues e kishin zgjedhur këtë degë si fakultet të dytë. Fituesi i fundit, i cili ndodhej sipër vijës së kufirit kishte notën mesatare 6.8. Në degën e Historisë numri i aplikanëtve ishte 369, nga të cilët u shpallën fitues vetëm 120 të parët, sipas renditjes së mesatares, e cila dhe për këtë degë ishte 6.8. Një numër më i vogël aplikuesish vihet re në degën e Gjeografisë, e cila nga 258 aplikantë shpalli 120 fitues. Për ata që kishin zgjedhur si program të dytë studimi këtë degë kriter u vu mesatarja e studimit të programit të parë.
Shkencat Sociale
Situata haset edhe më e rëndë në Fakultetin e Shkencave Sociale, ku studentët ankohen se këtu kuotat kanë qenë më të pakta se në çdo fakultet tjetër, aq më tepër kur nuk bëhet fjalë për miratimin e disa kuotave shtesë. Në degën Psikologji janë regjistruar mbi 300 qind aplikantë dhe fitues kanë dalë vetëm 46 fitues që e kanë zgjedhur si program të parë dhe 24 që e kanë zgjedhur Psikologjinë si degë të dytë. Ndërsa në punën sociale nga 140 aplikantë në fazën e parë kanë fituar vetëm gjysma e tyre pra vetëm 70. Fakulteti i Drejtësisë ka pranuar 134 fitues nga 450 aplikantë dhe ndryshe nga fakultetet e tjera nuk ka pranuar candidate, të cilët e zgjedhin si program të dytë. Në bazë të VKM nr.1549 dt.19.11.2008 me udhëzim të MASH nr.41.12.2008 për ciklin e parë të studimeve me kohë të pjesshme u pranuan vetëm ata candidate, që nuk kanë filluar apo mbaruar studimet në një program të ciklit të parë. Vendimet për shtesat priten të nxirren nga Ministria e Arsimit në ditët në vazhdim, për ato degë të cilat do të pranojnë studentë të tjerë, sepse do të ketë edhe nga ato që nuk do kenë më kuota shtesë. Kuotat e parealizuara që do të mbeten bosh do të shpallen në datën 20 janar ndërsa regjistrimi do të kryhet nga data 21-23 janar dhe dosjet e plota përfundimtare do t i dorëzohen Ministrisë së Arsimit në datën 30 janar. Ndërsa, ata që nuk do të shpallen fitues do t i duhet që të paktën edhe një vit të qëndrojnë jashtë dyerve të Universiteteve Publike, pa e pasur të drejtën për të filluar një shkollë të lartë.
Ky lajm është publikuar: 07/01/2009