Bankat, rregullore e re për administratorët
29/05/2009 Banka e Shqipërisë
Miratohen parimet bazë të drejtimit të bankave dhe degëve të bankave të huaja. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë kaloi në mbledhjen e radhës kriteret për miratimin e administratorëve të këtyre bankave. Sipas burimeve të BSH-së, drejtimi i përgjegjshëm i bankave sot njihet si një mjet i fuqishëm për të krijuar besim dhe siguri në një institucion. “Zhvillimet e reja dhe tendencat e sistemit tonë bankar, rritja e aktivitetit të kreditimit, futja e produkteve të reja dhe në përgjithësi rritja e kompleksitetit të bankave, gjë që çon në rritjen e profilit të rrezikut për bankat, bëhen shtysë për prezantimin e koncepteve dhe praktikave bashkëkohore të drejtimit të bankave”, - theksojnë ekspertët. Kjo rregullore vë theksin në përgjegjësitë dhe detyrat e rëndësishme që strukturat drejtuese të bankave kanë për sigurimin që institucionet e tyre të operojnë në mënyrë të sigurt dhe të shëndoshë. Rregullorja plotëson atë ekzistuese ku përcaktohen kriteret bazë për një drejtim të përgjegjshëm dhe efektiv të bankave dhe degëve të bankave të huaja, kriteret që duhet të plotësojnë administratorët e bankave dhe degëve të bankave të huaja.