Kriza shton rreziqet për financat publike
29/05/2009 Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë lë normën bazë në 5,75 për qind
BSH: Është zgjeruar deficiti buxhetor. Duhet të monitorohet me kujdes
Kriza ka shtuar rreziqet për financat publike dhe treguesit fiskalë janë karakterizuar nga rritja e të ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka dalë në këtë përfundim pas mbledhjes së radhës, duke analizuar zhvillimet në tre – katër muajt e parë të vitit. “Rritja më e shpejtë e shpenzimeve ka bërë që deficiti buxhetor të zgjerohet gjatë katër muajve të parë të vitit. Në masën më të madhe, ky deficit është mbuluar nga të ardhurat e privatizimit dhe nga financimi i huaj. Megjithëse deficiti buxhetor mbetet brenda parametrave të programuar, ecuria e mëtejshme e tij duhet të monitorohet me kujdes për të bërë të mundur një ecuri të balancuar të të ardhurave dhe të shpenzimeve buxhetore dhe reduktimin e ndikimit të deficitit buxhetor në tregun e brendshëm financiar”, - theksohet në deklaratën e Këshillit Mbikëqyrës. Banka Qendrore tërheq vëmendjen për një balancim të menjëhershëm, pasi vështirësitë në likuiditet do të sjellin pasoja në zhvillimin ekonomik. “Gjatë tremujorit të parë të vitit zgjerimi monetar ka vijuar të ngadalësohet. Krijimi i parasë u mbështet kryesisht nga kreditimi i sektorit privat si dhe rritja e financimit të sektorit publik, e cila është reflektuar në rritjen e mjeteve të brendshme monetare. Gjatë kësaj periudhe, kredia për ekonominë shënoi ngadalësim të mëtejshëm të ritmit të rritjes. Portofoli i kredisë vazhdon të dominohet nga kreditimi i bizneseve. Ndërkohë që pjesa më e madhe e portofolit të kredisë është në valutë. Gjithsesi zhvillimet e tremujorit të parë nënvizojnë interesin në rritje të bankave dhe bizneseve për kreditimin në lekë”, - thuhet në raport. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mos ndryshojë normën bazë të interesit në nivelin 5.75 për qind. Sipas anëtarëve të këtij Këshilli, kjo është bërë për të shmangur rreziqet e inflacionit në afatgjatë, por edhe për të ruajtur stabilitetin financiar në vend, tani që rreziqet për ekonominë janë shtuar. “Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë gjykon se ky vendim do të shërbejë për të ruajtur qëndrueshmërinë e situatës makroekonomike në vend. Ai siguron kontrollin afatgjatë të presioneve inflacioniste brenda intervalit objektiv të Bankës së Shqipërisë. Gjithashtu, ky qëndrim mbështet konsolidimin e mëtejshëm të stabilitetit të sistemit financiar në vend, duke reduktuar luhatshmërinë e treguesve të bilancit të pagesave dhe duke krijuar kushte për një përshtatje më të kontrolluar të agjentëve ekonomikë me kushtet e reja monetare e financiare”, - theksojnë ekspertët. Gjatë muajit prill, Banka e Shqipërisë ka vijuar të jetë e pranishme në tregun e parasë nëpërmjet injektimit të likuiditetit me repo javore dhe tremujore. Këto duket të kenë ndikuar në rritjen e vëllimeve të shkëmbyera në tregun ndërbankar.
Interesat
Në mars, normat e interesit të depozitave në lekë u rritën lehtë si pasojë e ofertave reklamuese të bankave për depozitat afatshkurta, në përgjigje të konkurrencës së lartë në treg për thithjen e likuiditeteve. Interesi mesatar për kreditë e reja në lekë tre muajt e parë ka qenë relativisht më i lartë, duke ndjekur ecurinë e yield-it të bonove të thesarit dhe kushtet e likuiditetit në sistem.
Kursi
Ecuria e kursit të këmbimit ka vijuar tendencën nënçmuese gjatë muajit prill. Zhvillimet e fundit në kursin e këmbimit nuk kanë lejuar përcjelljen e çmimeve të ulëta në tregjet botërore në çmimet e konsumit në Shqipëri. Dobësimi i monedhës vendase kundrejt shportës së monedhave kryesore vlerësohet të ketë dhënë ndikim në inflacionin e mallrave të tregtueshëm të muajit prill.
Çmimet
Inflacioni vjetor në muajin prill të vitit 2009 rezultoi 1.9 për qind, duke qenë pranë kufirit të vendosur nga Banka Qendrore. Rënia e inflacionit vjetor në katër muajt e parë të vitit është shkaktuar edhe nga dobësimi i presioneve inflacioniste nga ana e kostove dhe kërkesës. Rënia e çmimeve të lëndëve të para në botë u reflektua në çmime më të ulëta prodhimi dhe importi.