E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompjuterë e makina, gjahu i radhës

29/05/2009  Tjetër linjë mashtrimi

Artan Mirdita ka bërë kallëzim për Indrit Aliun. Ky i fundit është paraqitur tek kompania e makinave të reja si drejtor i firmës “Dejs & Partners Consulting” për të parë disa mjete, të cilat sipas tij i duheshin për nevojat e shoqërisë. Shtetasi Indrit Aliu pasi ka parë makinat është shprehur se do të vinte një ditë tjetër për të konkluduar lidhur me mjetet. Ka shkuar tek zyrat “Classic Volkswagen” me qëllim blerjen e tre mjeteve të reja Passat Ç, Touran dhe Golf. U hartua kontrata e shitblerjes ku vlera për mjetin Passat ishte 33.000 euro, për mjetin Touran 21.000 euro dhe për mjetin Golf 16.500 euro. Sipas kontratës, për të tre mjetet do të bëhej parapagim gjysma e vlerës dhe pjesa tjetër do të paguhej me dy këste, ku e gjithë kontrata do të realizohej brenda 6 muajve. Pas nënshkrimit të kontratës, shtetasi Indrit Aliu është larguar ku pagesat e mësipërme do të bëheshin nëpërmjet bankës. Pas gjithë veprimeve Indrit Aliu ka marr mjetet dhe nuk ka bërë asnjë pagesë pranë kompanisë. Indrit Aliaj i ka kërkuar shtetasit Laert Kasaj shitjen e disa kompjuterëve shoqërisë së tij “Dejs & Partners Consulting” sh.p.k. Pas bisedës Kasaj ka instaluar në zyrën e Aliut një sistem kamerash sigurie, të cilat i ka venë në funksionim. Fatura e pajisjeve të instaluara kapte vlerën e 10.000 eurove. Këto para janë premtuar të likuidoheshin brenda dy ditëve. Por më pas i ka kërkuar edhe 25 kompjuterë e 10 laptop. E gjithë vlera shkon në 73.120 euro. Për të gjitha shërbimet, Laert Kasaj ka marr vetëm 1 milion lekë të reja. Ka vajtur disa herë në zyrën e tij por e kot. Më pas zyrën e ka gjetur të mbyllur.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›