PD rezulton fituese me 38%, ndërsa PS 32.6%
29/05/2009 “Gani Bobi” sondazh për zgjedhjet e 28 qershorit në Qarkun e Elbasanit
38.5% të të anketuarve mendojnë se Berisha ka qenë i suksesshëm
Partia Demokratike rezulton fituese në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit në Qarkun e Elbasanit, sipas rezultateve të sondazhit të organizatës të studimeve humanistike “Gani Bobi”. Sipas këtij sondazhi, PD-ja në zgjedhjet do të marrë 38 për qind të votave. Në vend të dytë rezultatet e sondazhit renditin Partinë Socialiste me 32.6 për qind, e ndjekur nga forca politike “G-99” me 3.3 për qind dhe Lëvizja Socialiste për Integrim me 2.1 për qind. Ndërsa partitë e tjera politike, si PSD, “Poli i Lirisë”, PAA, PBDNJ, PR etj., marrin një numër të pakonsiderueshëm mbështetjeje, që në përqindje rezulton me 0.2. Një pyetje tjetër e sondazhit lidhej me votën e deklaruar të të anketuarve. Sipas sondazhit të “Gani Bobit”, PD-ja merr 49.3 për qind, PS-ja 41.6 për qind, “G-99” 4.3 për qind dhe LSI-ja 2.7 për qind. Një pyetje tjetër që iu drejtua të anketuarve në Qarkun e Elbasanit lidhej me faktin se sa i suksesshëm ka qenë Kryeministri Sali Berisha në katër vjetët e qeverisjes së vendit. Rezultatet e këtij sondazhi tregojnë se 38.5 për qind të banorëve të Qarkut të Elbasanit mendojnë se Berisha ka qenë i suksesshëm, ndërsa 28.2 për qind mendojnë të kundërtën dhe 3.1 për qind u shprehën neutral.
Sondazhi
Organizata e studimeve humanistike “Gani Bobi” në sondazhin për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Qarkun e Elbasanit ka pyetur 1600 qytetarë. Sondazhi i kësaj organizate është porositur nga televizioni “Klan” dhe tregon rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Përfaqësuesi i “Gani Bobit” Shkëlzen Maliqi ka rrëfyer se marzhi i gabimit në sondazhin e kryer në Qarkun e Elbasanit është rreth 2%.