Trichet optimist për ekonominë evropiane

Berlin, 6 gusht – Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane (ECB), Jean-Claude Trichet, ka deklaruar se ekonomia e Evropës tani është në gjendje më të mirë sesa është pritur.
Ai tha se ka filluar zbehja e krizës së borxheve në rajon, por ka paralajmëruar se rritja e ekonomisë rajonale do të mbetet “relativisht mesatare”.
Komentet e presidentit të ECB-së erdhën pas shqetësimeve në rritje që ekzistojnë në tregjet financiare për shkak të ngadalësimit të rimëkëmbjes së ekonomisë amerikane dhe zbehjes së krizës së borxheve në Evropë. Analistët thonë se ekonomia evropiane ka përfitime të mëdha nga ringjallja e tregtisë botërore gjatë këtij viti.
Ekspertët e ECB-së kanë parashikuar se në qershor të këtij viti, ekonomia e eurozonës do të shënojë rritje midis 0.7 dhe 1.3 %, dhe 0.2 e 2.2 % në vitin 2011.